E zgjodhi para Arta Nitaj, a po e favorizon Iliri “Dance Albania” mikun e tij? Flet Meridian Ramçaj

Arta Nitaj u eliminua në episodin e kaluar të “Dance Albania” ku ishte përballë Meridian Ramçaj. Ky i fundit është mjaft mik me Ilir Shaqirin dhe u diskutua se kryetari i jurisë po e favorizon atë si konkurrent.

Mirëpo, Meridiani ka folur për “Shije Shtëpie” së fundmi ku ka treguar bisedën që ka pasur me Ilirin më herët.

“Unë e di se çfarë mendojnë dhe çfarë thonë njerëzit. Unë Ilirit i kam thënë vetëm diçka kur kam filluar te ‘Dance’: ‘Në qoftë se ti nuk do kesh respekt për profesionin tënd, nuk do kesh respekt as për mua’. Kështu që shoqëria jonë dihet si është. Unë brenda pistës së kërcimit do jem konkurrent si gjithë të tjerët, jashtë shoqëria jonë do vazhdojë po njësoj dhe besoj do jetë shumë e gjatë. Kështu që, për aq kohë sa ai nuk do respektojë profesionin e tij, i bie që nuk do më respektojë as mua… Iliri është shumë i prerë dhe kjo është një nga gjërat që më ka pëlqyer që kur kemi qenë në emision tjetër bashkë. Është shumë i prerë dhe shumë i ndarë në disa gjëra. Unë po e shijoj, kam ardhur për ta shijuar, kam ardhur për të qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur, por nuk kam pasur atë synimin që do shkoj se do fitoj trofeun se s’bën,” -u shpreh ai.

 

Lexo me shume