Edhe pse djali është ende i vogël, Dojna Mema e ka të qartë se si do të sillet me nusen e saj

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë.

Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.
E padyshim tanimë dhe bisedat ‘online’ që ajo bën me ndjekësit nuk mund që të mos lidhen me të birin dhe në ‘Ask-un’ më të fundit një prej tyre e ka pyetur bukuroshen nëse e ka menduar se si do të sillet me nusen e saj. Edhe pse Nolan është ende shumë i vogël, prezantuesja e ka të qartë përgjigjen e kësaj pyetje.

“Mendoj se është pak herët për këtë pyetje, megjithatë me nusen do të sillem siç sillem me çdo person tjetër të familjes. Gjyshja e Dojnës më ka mësuar se nëse e do vërtetë djalin duhet t’i respektosh patjetër nusen, sepse nëse e vë të zgjedhë mes nuses dhe nënës po e vë të zgjedhë praktikisht mes të shkuarës dhe të ardhmes, dhe e ardhmja fiton gjithmonë. Kështu që nusen do e pres me krahë hapur, që të ndjehet njëlloj ngrohtë ashtu siç është ndjerë në familjen e saj”. 

Rikujtojmë se para disa ditësh, Dojna na ka treguar një tjetër detaj lidhur me vogëlushin e saj, i cili nuk ka vetëm një emër por dy. Me një foto të postuar në Instastory, moderatorja ka treguar se emri i plotë i djalit të saj është Nolan Sol Sata.

Top ChannelLexo me shume