Egnatia largon trajnerin Tetova, zbulohen kandidatët për pankinën

Edlir Tetova nuk do te jetë trajner i Egnatias. Pas humbjes me Teutën në shtëpi ditën e sotme, drejtuesit e klubit nga Rrogozhina kanë vendosur të ndajnë rrugët me durrsakun që e mori skuadrën në fillim të sezonit.

Te Egnatia ndërkohë kanë nisur nga puna për të gjetur edhe trajnerin e ri dhe janë disa opsione. Një prej tyre është Shpëtim Duro, i larguar nga Lacci pas ndeshjeve të kupave të Europës.

Tekniku kryeqytetas i njeh disa prej lojtarëve të Egantias, pasi i ka pasur nën urdhra në skuadrat që ka drejtuar më parë. Vecc Duros, mësohet se rrogozhinasit kanë kontaktuar edhe Gentian Mezanin.

Vlonjati është i lirë që pas largimit nga Gjilani dhe disa herë është përfolur për t’u rikthyer në Superiore. Tashmë emri i tij del për tek Egnatia, që së shpejti pritet të vendosë për emrin e trajnerit të ri. /abcnews.al/

Lexo me shume