Egnatia përsërit historinë, mund Kukësin dhe fiton për të dytin vit radhazi Kupën e Shqipërisë_6643cb492ad8d.jpeg

Egnatia përsërit historinë, mund Kukësin dhe fiton për të dytin vit radhazi Kupën e Shqipërisë

Egnatia ka fituar për edicionin e dytë radhazi Kupën e Shqipërisë. Ashtu si një vit më parë, sukses në finale ka qenë me shifrat 1-0. Por këtë radhë kishte përballë Kukësin që synonte të mbyllte edicionin e rënies nga kategoria të paktën me një trofe.
Skuadra rrogozhinase, ashtu siç pritej, ishte më konkrete në lojën e saj, teksa u tregua e kujdesshme që të shfrytëzonte çdo hapësirë që i lejonin verilindorët. Goli i Ndrecës i dha qetësinë që të mendonte për të administruar minutat dhe forcat, teksa Kukësi shfaqi shumë vështirësi për t’iu afruar një barazimi të mundshëm.
Tafas mbajti në lojë skuadrën e tij deri në fund duke pritur një penallti të Fernandos, por nga ana tjetër sulmuesit verilindorë nuk ia dolën që të konkretizonin rastet që krijuan në fund.
Kësisoj, Egnatia e mbylli ndeshjen me fitoren minimale 1-0 duke siguruar trofeun e Kupës për të dytin vit radhazi, ndërsa Kukësi nuk ia doli të mbyllte më një gëzim këtë edicion.
KUKËSI-EGNATIA 0-138′ Ndreca

Burimi