Ekskluzive/ Lulzim Basha “kalon” oqeanin, ish-kreu i PD vizitë në Uashington

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në SHBA. ABC ka arritur të sigurojë një foto të Bashës në një aktivitet që po mbahet në Washington, ku mes të ftuarve shihet edhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha dhe Presidenti i BERZH-it, Renaud Basso në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike në Uashington DC.

Kjo është vizita e parë e Bashës në SHBA, pas një kohe të gjatë. Pak muaj më parë kur ishte ende në drejtimin e PD, Basha mori një ftesë publike nga zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, për të udhëtuar në SHBA.

Muajt e fundit, Basha ka qenë nën akuzë nga kundërshtarët e tij brenda Partisë Demokratike se për shkak të një çështjeje të hapur në SHBA, në lidhje me financimet ruse, ish-kreu i PD nuk mund të hynte dot në SHBA. /abcnews.al/

Lexo me shume