Ekspertët e Vjenës: PBB-ja e Shqipërisë zgjerohet 3.3% më 2023_6639eb3005424.png

Ekspertët e Vjenës: PBB-ja e Shqipërisë zgjerohet 3.3% më 2023

Sipas buletinit të fundit me parashikimet e pranverës, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Shqipërisë do të zgjerohet me 3.3%. Para 6 muajsh në parashikimet vjeshtës 2022 ekonomia e Shqipërisë pritej të rritej me 3 për qind gjatë 2023.
Shqipëria dhe Kosova pritet të kenë rritjen më të lartë ekonomike në rajon në horizontin afatmesëm, analizojnë ekspertet e Vjenës të specializuar për diagnoza të ekonomisë në Europën Juglindore.
Vlerësimet e fundit tregojnë se, shumica e ekonomive të 23 vendeve të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJ) po e kalojnë tronditjen ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Edhe pse aktiviteti ekonomik është dobësuar ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar, pothuajse të gjitha vendet do të vazhdojnë të rriten në vitin 2023, pavarësisht luftës në Ukrainë.
“Pavarësisht inflacionit të lartë që është duke rënduar mbi familjet dhe bizneset, treguesit e tjerë po tregojnë rimëkëmbje”, tha Olga Pindyuk, ekonomist në Wiiw dhe autor i raportit të parashikimeve. Të gjithë treguesit tani tregojnë për një rimëkëmbje të ngadaltë në zonën e euros dhe ekonominë e saj më të rëndësishme, Gjermania.
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të rriten mesatarisht me 2%, dhe Turqia me një ritëm disi më e fortë 2.6%. Edhe pse rritja do të jetë shumë më e ulët se vitin e kaluar në shumicën e vendeve një recension i plotë do të shmanget më 2023.
Ekonomia e Ukrainës mund të rimëkëmbet disi këtë vit, me një rritje prej 1.6%, pas rënies shkatërruese të vitit 2022 (-29.1%), megjithëse gabimet e parashikimeve janë të larta për shkak të luftës.
Edhe pse situata ekonomike duket pozitive në rajonin e EQLJ-në, rreziqe të mëdha negative mbeten në sfond. “Së pari, shtrëngimi drastik i politikës monetare mund të ushtrojë presion mbi rritjen ekonomike. Së dyti, ekziston ende mundësia për një përshkallëzimi ushtarak të luftës në Ukrainë.
Përveç kësaj, zgjedhjet presidenciale të SHBA-së gjatë vitit të ardhshëm mund të çojnë në një administratë më pak mbështetëse për Ukrainën dhe kjo do të dëmtonte gjithashtu besimin në rajon.
Zhvillimet në ekonominë e Ukrainës ishin me elastike se sa pritej. Rënia me -29.1%, PBB-së së Ukrainës në vitin 2022 ishte më pak e rëndë se sa mendohej fillimisht.
Nisur nga shkatërrimet e mëdha dhe fakti që 15% e popullsisë është larguar nga vendi, elasticiteti i ekonomisë ukrainase është mbresëlënës.
Për vitin 2023, wiiw pret rritje të brishtë prej 1.6% edhe pse kjo do të varet nga rrjedha e luftës. Një klimë më pozitive biznesi dhe rikthimi i eksporteve të energjisë elektrike nga Ukraina, marrëveshja ndërkombëtare e grurit dhe ndihmat financiare kanë frenuar rrënimin ekonomik të vendit dhe kanë kthyer optimizmin. Deficiti buxhetor i Ukrainës prej 27% të PBB-së i parashikuar për këtë vit do të vazhdojnë të financohet kryesisht nga mbështetja masive perëndimore.
Pas një rënie të mprehtë të PBB-së në tremujorin e dytë 2022, ekonomia e Rusisë u stabilizua. Vitin e kaluar ekonomia e Rusisë ra me 2.1% dhe për vitin 2021 rritja parashikohet të jetë 0.

Burimi