Ekspertët vlerësojnë që BQE do të rrisë normat e interesit më shpejt sesa pritej

Tregtarët po përballen me perspektivën e rritjes edhe më të madhe të normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane (ECB), ndërsa po rritet presioni ndaj zyrtarëve për të intensifikuar luftën e tyre kundër inflacionit rekord në rajon.
Tregjet e parasë kanë vlerësuar një rritje me 125 pikë bazë deri në tetor, sipas pritshmërive bazuar në me datat e mbledhjeve të BQE.
Kjo nënkupton një rritje prej 0.5 pikë përqindje dhe 0.75 pikë përqindje në dy vendimet e ardhshme të politikës. Norma e depozitave të BQE-së parashikohet nga tregjet që të arrijë 2.25% vitin e ardhshëm, më e larta që nga viti 2008.
Rritja e pritshmërive për masën me të cilën do të shkojnë për lart normat e interesit tregon se investitorët vlerësojnë që ECB të përshpejtojë ciklin e rritjes së normave.
Ndonëse ende në minorancë, është rritur përqindja e politikëbërësve që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ndjekur qëndrimin agresiv të Rezervës Federale dhe për të rritur normat me 75 pikë bazë.
ECB ka hequr dorë tashmë nga strategjia për të rritur interesat me 0.25 pikë përqindje në korrik, pasi i shtrenjtoi në fakt me 0.5 pikë përqindje.
Pritshmëria për rritje më të shpejtë erdhi i pasi të dhënat e inflacionit në eurozonë u përshpejtuan në një tjetër nivel të lartë historik.
Anëtari i Këshillit Drejtues të BQE-së Joachim Nagel kërkoi një reagim “të fortë” ndaj shifrave të së mërkurës kur politikëbërësit të takohen javën e ardhshme.
Tregjet e parasë aktualisht po vlerësojnë rreth 67 pikë bazë shtrëngimi në atë vendim të politikës, duke nënkuptuar që një rritje prej tre të katërtat e pikëve shihet si më e mundshme sesa e kundërta./Bloomberg

Burimi