Ekspozita “Jeta në Limbo”, dokumentim i jetës së afganëve në Shëngjin

Nga Leontina Nika

Një foto flet më shumë se mijëra fjalë.

Ekspozita “Jeta në limbo “dokumenton jetën e refugjatëve afganë në Shëngjin . Fotografi Ilir Çuko, i cili e ka jetuar vetë nën lëkur emigrimin, fillimisht në Greqi , e më pas në Gjermani  thotë se së  bashku me kolegen e tij austriake Franziska Tschinderle, për gjatë një viti kanë hulumtuar mënyren e të jetuarit në një hotel luksoz  dhe pushimet e pafundme” përmes fotografive dhe videove.

“Për mua emigracioni nuk është dicka e re. Kam ikur nga Shqipëria në moshën 6 vjeçare për në Greqi, me pas drejt Berlinit. Sfida për ne, mua dhe Franziska Tschinderle nuk ishte të shikoja një, dy tre ditë se cfarë bëhet atje, por të dokumentonim dhe kuptonim jetën brenda një hoteli dhe a është e mjaftueshme  për të qenë i lumtur duke jetuar brenda mureve të një hoteli?”

Limbo personifikon një vend mes parajsës dhe ferrit. Sigurisht që ky tranzicion lë shenjë më të fort tek fëmijët. Këtë fotografi e lidhe edhe me unin e tij.

“Shumë gjëra i perceptoja si një lojë, nuk bënin sens, nuk shikoja problematikën nuk i kuptoja të gjitha këto gjëra, por thjesht mjaftohesha me atë se a do kaloj mire! Edhe këto fëmijë kalojnë bukur, por ne të ardhmen kur të rriten , pa dyshim se ndikon tek jeta e tyre, ashtu siç ka ndikuar edhe tek unë, në profesionin që kam zgjedhur që të udhëtoi ne vende të ndryshme të botës.”

Afganët në vendin tonë, personifikojnë të gjitha shtresat sociale të atij vendi. Shqipëria është vendi tranzit, pasi ëndrra e tyre mbetet Amerika dhe Kanadaja.

Çuko thotë se ky udhëtim fotografik  lind nga pikëpyetja, a mund të shijosh dot qëndrimin në një hotel me pamje nga deti, kur pak më parë je arratisur nga talebanët? Cuko na rrefen edhe përpjekjen e tyre që të integrohen me shoqërinë shqiptare

Në gushtin e vitit 2021 në Tiranë mbërriti një prej grupeve të para të refugjatëve afganë. Pothuajse dy mijë refugjatë u strehuan në muajt në vijim në “Hotel “në bregdetin shqiptar.  Ekspozita  e çelur tek Tulla Center është kurua nga Adela Demetja, e cila është kuratore e Pavijonit Shqiptar në Bienalen e 59-të të Venecias, që përfaqësohet nga Lumturi Blloshmi. /abcnews.al/

Lexo me shume