Ekzekutimi i policit në Fier/ Luan Baçi: E njoh vrasësin dhe kam bërë foto me të_66434c28df439.jpeg

Ekzekutimi i policit në Fier/ Luan Baçi: E njoh vrasësin dhe kam bërë foto me të

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka deklaruar se e njeh Azgan Mernicën, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia në Fier.
Duke folur në protestën para bashkisë së Tiranës, Baçi vë në dukje se në kohën që ai e ka njohur, ai ishte një qytetar i ndershëm, jo një kriminel.
Deputeti demokrat po ashtu dënon krimin e kryer prej tij dhe shpreh ngushëllimet për familjen e policit të vrarë.
“Shpreh ngushëllime të sinqerta për policin e vrarë. Si deputet i qarkut të Fierit, kam njohje të madhe, kam shume foto, video dhe kam shumë takime, dreka-darka me qytetarë. Edhe një nga ata vrasësi i atij policat, po ju mediave që e keni nxjerrë, po ju përgjigjem live, e njoh Azgan Mernicën. Në 2021-shin kur ka bërë atë foto me mua s’ka qenë kriminel, ka qenë një qytetar i ndershëm, punëtor, familjar, dhe absolutisht e meritonte edhe foton me mua.
Absolutisht e dënoj veprimin e tij, absolutisht ndjej keqardhje, por do t’u thosha që më kot më presiononi me foto të tilla”, tha Luan Baçi.

Burimi