EL CLASICO/ 700 milion spektatorë me sytë nga “Bernabeu”, Real Madrid – Barcelona: Formacionet e mundshme

Gati 200 vende dhe pothuajse 700 milion spektatorë do të jënë sonte para televizorit për të ndjekur një nga ndeshjet më të mëdha të fubollit, “El Clasicon”, Real Madrid – Barcelona.

Të dyja skuadrat vijnë nga një formë e mirë në kampionat, ku kanë vetëm një barazim secila dhe janë në kuotë të barabartë pikësh.

Gjithësesi përtej faktit të pikëve, Barcelona duket në një farë presioni për rezultat, ndërsa Real Madridi është më i qetë në këtë aspekt.

Real Madridi do të ketë një mungesë të madhe dhe ai është gardiani i portës Courtois i cili vazhdon të mos jetë gati, ndërsa për Xavin rikthehet Kounde.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid/ Lunin; Mendy, Alaba, Miliato, Carvajal; Tchoumeni, Kroos, Modric; Vinicius, Benzema, Valverde.

Barcleona/ Ter Stegen; Balde, Kounde, Garcia, Alonso; De Jong, Busquets, Pedri; Dembele, Lewandowski, Gavi./abcnews.al

Lexo me shume