“El Clasico është ndeshja më e rëndësishme në futbollin botëror, spanjollët duhet të jenë krenarë që kanë Realin dhe Barçën”

Ronaldo e quajti përballjen mes Real Madridit dhe Barcelonës më të rëndësishmen në futbollin botëror.

“El Clasico është ndeshja më e rëndësishme në futbollin botëror.

Unë mendoj se spanjollët duhet të jenë shumë krenarë që kanë të dyja këto skuadra dhe se ky rivalitet po bëhet më i shëndetshëm dhe më i këndshëm për njerëzit”, tha ish-sulmuesi i Brazilit për DAZN.

Më 16 tetor, Real Madrid do të presë Barcelonën në kuadër të xhiros së 9-të të La Ligës.

Skuadrat kanë shënuar nga 22 pikë, por katalanasit janë në vendin e parë falë golavarazhit më të mirë. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume