Eleminimi i Indrit Ndojt, dëshmia e autorëve: Jemi penduar, situata na doli nga kontrolli

Policia arrestoi Sajmir Miri dhe Landi Miri si autorët e vrasjes së vranë 34-vjecarin Indrid Ndoj mbrëmjen e së enjtes në Fushë Krujë. Vëllezërit Miri ndodhen në komisariatin e Krujës, ku po merren në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes së rëndë. Para hetuesve, vëllezërit mësohet të kenë deklaruar se nuk kanë pasur për qëllim ta vrisnin fqinjin e tyre por situata u kishte dalë nga kontrolli, pasi Ndoj i kishte sulmuar fizikisht.

“Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Ai (Ndoj) ishte në gjëndje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër. Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithcka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdishëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për tu mbrojtur e qëllova. Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kacavida kishte prekur damarin kryesor (arterjen femorale) . Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dimim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar”,-mësohet të kenë deklaruar ndër të tjera vëllezërit Miri para hetuesve të policisë

Lexo me shume