Eleminoi katër shokët e klasës dhe plagosi shtatë të tjerë, shpallet fajtor 16-vjeçari

Ethan Crumbley, 16-vjeçari i akuzuar për vrasjen e katër shokëve të shkollës vitin e kaluar në periferi të Miçiganit, u deklarua fajtor të hënën për të gjitha akuzat kundër tij.  Ai u akuzua si i rritur për vrasjet si dhe për plagosjen e gjashtë nxënësve të tjerë dhe një mësuesi në shkollën e mesme të Oksfordit. Ngjarja ndodhi më 30 nëntor 2021.

Crumbley u shfaq në gjykatë me flokë të gjatë me uniformë portokalli dhe maskë për fytyrën. Ai e mbajti kokën ulur për pjesën më të madhe të seancës.  Në seancën dëgjimore Crumbley tha se arma e përdorur në të shtënat ishte blerë nga babai i tij. Ai tha se i kërkoi babait lekë për të blerë armën e zjarrit.

Ai u akuzua për terrorizëm duke shkaktuar vdekje, katër akuza për vrasje të shkallës së parë, shtatë akuza për sulm me qëllim për vrasje dhe 12 akuza për posedim të një arme zjarri në kryerjen e një krimi. Sulmi në shkollën e mesme të Oksfordit tërhoqi vëmendjen kombëtare. Përveç tij edhe prindërit janë ndjekur penalisht. Ata janë akuzuar për katër akuza për vrasje të pavullnetshme. Prindërit e tij u akuzuan se kanë injoruar shenjat paralajmëruese që mund të kenë çuar në tërbimin vdekjeprurës.

Lexo me shume