Eliona rrëfen dramën familjare: Motra e vëllai kanë sindromën Down_663a74f4c2d22.png

Eliona rrëfen dramën familjare: Motra e vëllai kanë sindromën Down

Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, u trajtua historia e trishtë në familjen e Elionës. Familja e saj vjen nga Qerreti i Pukës, por ajo jeton në Tiranë.
Arsyeja që ajo ka dërguar një mesazh në redaksinë e programit është një person shumë i veçantë. Fillimisht ajo rrëfen historinë e Valbonës dhe Eraldit, motrës e vëllaitmë të vogël të cilët kanë lindur me sindromën Down (trizomia 21).
Eliona: Jemi 6 fëmijë dhe 2, motra e vëllai janë me sindromë.
Ardit Gjebrea: Kanë lindur me sindromën Down. Ju nuk e dinit çfarë ishte kjo apo jo?
Eliona: Jo. Si fillim nuk e dinin as prindërit se çfarë ishte.
Ardit Gjebrea: Si e kuptuat?
Eliona: Pas dy vitesh, domethënë lindi Valbona, pas dy vitesh erdhi në jetë edhe Eraldi.
Ardit Gjebrea: Është vëllai, edhe ai me sindromën Down?
Eliona: Po.
Ardit Gjebrea: Të dy me sindromën Down.
Eliona: Ka qenë jetë shumë e vështirë edhe për neve sepse jemi përballur me shumë sfida. Mami dhe babi kanë punuar siç ka qenë koha në atë kohë në kooperativë dhe kemi pasur edhe gjendjen ekonomike jo të mirë, përpos kësaj që ishin edhe Eraldi e Valbona. Është vëllai, unë jam goca e madhe, është vëllai më i madh se unë 5 vite, kur ka bërë moshën 17-18 vjeç iku në Greqi. Ai na mundësoi që të dilnim pak nga gjendja ekonomike. Pastaj u përballëm me shumë sfida sepse Valbona veç sindromës, kishte edhe probleme të tjera, kishte temperaturë të lartë dhe mjekët aty nuk e përcaktonin dot se çfarë kishte.
Ardit Gjebrea: Kur e zbuluat për herë të parë që u përballët dhe që ju thanë sindroma Down, ju kishit dëgjuar për këtë gjë apo jo?
Eliona: Faktikisht nuk kishim dëgjuar, edhe unë si… se faktikisht kur ka lindur Valbona kam qenë 11 vjeçe dhe prindërit nuk e kuptonin sepse nuk ishin të informuar se çfarë është, thjesht që është diçka që nuk shkon.
Valbona dhe Eraldi jetojnë në Pukë me prindërit dhe mundësitë e tyre kanë qenë gjithnjë të kufizuara. Eliona tregon se ata nuk kanë festuar kurrë diçka, nuk kanë marrë pjesë në aktivitete me shokët edhe pse kanë dëshirë të madhe për jetën, sidomos Valbona që e përshkroi si një person shumë social. Për shkak të gjendjes së Valbonës e Eraldit, Eliona nuk e ka bërë as dasmën e saj.
Eliona: Nuk ka marrë pjesë as në festa familjare, nuk është se ka marrë pjesë asnjëherë.
Ardit Gjebrea: Pse?
Eliona: Ne, edhe unë për shembull nuk kemi bërë dasma.
Ardit Gjebrea: S’ke bërë dasmë ti? Pse?
Eliona: Për vetë faktin që unë të gëzoj dhe ato mos të gëzojnë. Nuk ndihem mirë ta bëj një gjë të tillë.
Ardit Gjebrea: Kur nuk gëzojnë ata, nuk gëzon as ti.
Eliona: Jo.
Ardit Gjebrea: Edhe në momentin që ti mendon që nuk ka dasmë për ta, s’mund të kishte as për ty. Më vjen keq.
Eliona: Nuk e kemi përballuar dot, jo. Çdo moment, çdo sekond i ditës është vetëm te ata të dy.
Valbona dhe Eraldi kanë të njëjtën aftësi ndryshe, por janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Eliona nis t’i përshkruajë për të na njohur me ta.
Eliona: Valbona është shumë e dashur, të dy, por Valbona është sociale kurse Eraldi është pjesë tjetër, është i mbyllur.
Ardit Gjebrea: Vëllai është i mbyllur. Kështu ka qenë që i vogël vëllai?
Eliona: Jo, deri në moshën 3 vjeç ka qenë shumë aktiv Eraldi. Pastaj me kalimin e kohës, rritjes pësoi këtë pjesën e mbylljes. Kurse Valbona është pjesë tjetër, Valbona është e zgjuar, është sociale, është punëtore. Bona na jep kurajë, edhe mua si person më jep kurajë Bona.
Ardit Gjebrea: Ashtu?
Eliona: E dashur, punëtore, të gjitha i ka Valbona.
Ardit Gjebrea: Kur thua “të gjitha” çfarë nënkutpon? Sa i lumtur jam se t’u kthye buzëqeshja.
Eliona: Flet ajo, shprehet për çdo gjë.
Eliona shton se Valbona ka një marrëdhënie shumë të ngushtë edhe me dy djemtë e saj. Ajo është gjithnjë shumë e kujdesshme me fëmijët dhe prindërit, por edhe përpiqet të kënaqë këdo me gjeste fare të vogla.
Eliona: Është e papërtuar Bona, në 12 të natës t’i thuash “ngrihu”, ajo ngrihet.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç është bona sot?
Eliona: 30.
Ardit Gjebrea: Nëse vij unë mik në shtëpinë tuaj çfarë bën Bona?
Eliona: Bona… ja do të të servirë. Kafen e ka fiksim. Çdokush që vjen në shtëpi mysafir, i thotë “të ta bëj kafen, si e do”, është e papërtuar dhe e bën me shumë qejf çdo gjë që bën ajo. Në shtëpi ne për çdo gjë, Bona këtu, Bona është… nuk e di.

Burimi