Elmar Brok takon Berishën, ish-eurodeputeti thotë se lideri i opozitës duhet lejuar të shkojë në Parlament

Elmar Brok i cili deri në vitin 2019 ka qenë deputet i parlamentit europian si pjesë e partisë kristian demokrate gjermane takoi sot liderin e opozitës Sali Berisha.
Ish europarlamentari Brok zgjodhi të mbeshtesë Sali Berishën duke përcjellë një mesazh nga dritarja e banesës së ish-kryeministrit para opozitarëve që çdo mbrëmje mblidhen në rrugën “Mustafa Matohiti”
“Unë besoj se në një europë te bashkuar mbi parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë një politikan nuk mund te pengohet te shkoje ne parlament para se gjykata të marrë nje vendim qe ai eshte fajtor”, u shpreh Elmar Brok, ish deputet i parlamenti europian.
Ish-eurodeputeti është i pari ndërkombëtar që takon Sali Berishën i cili prej 134 ditësh ndodhet në arrest shtëpie, ndaj lideri i opozitës vlerësoi gjestin e politikanit me të cilin ka bashkëpunuar prej vitesh
“Unë sot këtu para jush dua të garantoj mikun tonë të të shquar, Elmar Brok se idealet tona të integrimit të Shqipërisë në Europë, se vullneti ynë në rrugën e integrimit, se e ardhmja jonë më e shkëlqyer në BE janë dhe mbetet zotimi, përkushtimi, vendosmëria jonë kryesore”, tha Berisha.
Lideri i opozitës Berisha ka theksuar se demokratët nuk tërhiqen nga beteja e tyre për krijimin e një qeverie teknike e zgjedhje sipas standarteve europiane
“Dua t’u garantoj ju dhe mikun tonë të shquar se masat e pashembullta në historinë e Europës, vendosja e masave kufizuese nga afërmendshi, pa pyetur parlamentin, por konsideron Irena Gjokën ligj dhe parlament, pavarësisht nga këto, pavarësisht nga tmerri i Edi Ramës nga kthimi i Sali Berishës, pavarësisht nga çdo masë që do marrin, ne ecim të sigurt drejt qeverisë teknike”, tha Berisha.
Sot në mbështetje të Sali Berishës ne tubimin poshtë banesës së tij mori pjesë edhe kreu i Partisë se Lirise Ilir Meta, i cili përsëriti akuzën se izolimi i ish-kryeministrit është sulm politik kundër opozitës./vizionplus.tv/

Burimi