Emigranti ekzekuton bashkëshorten, dyshohet se u arratis drejt Shqipërisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bolzano të Italisë. Një grua 35-vjeçare u vra nga bashkëshorti i saj shqiptar. Pas denoncimeve të bëra, policia mbërriti në shtëpinë e italianes me nënshtetësi rumune dhe e gjeti të vdekur. Për ngjarjen u shpall në kërkim bashkëshorti i saj, i cili dyshohet të jetë arratisur drejt Shqipërisë.

Viktima, Alexandra Elena Mocanu është një 35-vjeçare me origjinë nga Rumania. ë fundmi ajo jetonte në kryeqytetin e Tirolit Jugor ku punonte si banakiere. Mësohet se ngjarja fillimisht filloi të dyshohej pas një denoncimi nga të afërmit e bashkëshortit të rumunes. Shqiptari gjatë një telefonate me të afërm të tij njoftoi se duhej të arratisej sepse ishte në kërkim. Ai do të ishte larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të kthehej në Shqipëri.

Lexo me shume