EMRAT/ Ngjarje tronditëse në Lezhë, djali vret nënën e tij_664240516303a.jpeg

EMRAT/ Ngjarje tronditëse në Lezhë, djali vret nënën e tij

Një krim i rëndë raportohet në Lezhë, ku një person ka vrarë nënën e tij.
Viktima është Gjylije Dani, 88 vjeçe. Ndërsa autori është Arsen Ferit Dani, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ai arrestua disa minuta pas vrasjes.
“Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, njoftoi policia lidhur me rastin.

Burimi