EMRAT/ Të shtënat me armë në Shkodër, kush është autori dhe 2 vëllezërit

Abc mëson emrat e personave të përfshirë në konflikt mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Kristian Fermosi pas një konflikti të çastit me dy vëllezërit David dhe Ardian Kiri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë drejt tyre dhe është larguar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Skënderberg” Shkodër.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar.

Blutë bënë me dije se Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i djeshëm i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

/Abcnews.al/

Lexo me shume