EMRI/ Burg për indianin e shumëkërkuar që u arrestua dje në Tiranë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg për 31-vjeçarin indian, i cili u arrestua dje, për trafikim të lëndëve narkotike.

31-vjeçari Mitin Mirsha u arrestua në Rinas, pasi ndaj tij SHBA-të kishin lëshuar dy urdhër arreste ndërkombëtare nga dy gjykata të ndryshme.

Sipas policisë arrestimi i indianit  ka qenë koordinimi i, RSO/DSS, Policisë së Shtetit dhe DEA-s, me qëllim ekstradimin drejt SHBA-së, për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit kriminal.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, është duke punuar për ekstradimin e këtij shtetasi drejt SHBA-së.

Kjo është goditja e parë që zyra e DEA-s në Shqipëri bën. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, është duke punuar për ekstradimin e këtij shtetasi drejt SHBA-së.

/abcnews.al/

Lexo me shume