Emri/ Policia jep detaje nga ekzekutimi i efektivit në Fier: Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit_664237714a9fc.jpeg

Emri/ Policia jep detaje nga ekzekutimi i efektivit në Fier: Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit

Zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes së rëndë që tronditi sot Fierin.
FIER- Njoftimi i plotë:
Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Burimi