Energjia, fasha “800”, mbetet në fuqi/ Rrëzohet kërkesa e opozitës! Më 1 nëntor mund të rritet çmimi i energjisë

Fashat e energjisë vazhdojnë të jenë në fuqi dhe mund të shtrenjtojnë energjinë për 85 mijë familje shqiptare gjatë nëntorit.

Enti Rregullator i Energjisë ka hedhur poshtë kërkesën e deputetes Jorida Tabaku për të anuluar tërësisht ato.
 “Ndryshimi i çmimit prek vetëm 95% të konsumatorëve. Qeveria në bazë të kostove që ka në importin e energjisë përcakton edhe çmimet”, tha Petrit Ahmeti, Kryetar i ERE.

 “Enti Rregullator edhe njëherë tjetër nuk u ngrit në nivelin e përgjegjësisë për të mbrojtur familjarët”, tha Tabaku.
Deputetja Tabaku gjithashtu është shprehur se janë marrë nisma për të kërkuar më shumë transparencë nga kompanitë energjetike në vend.
 “Kemi një nismë për të kërkuar transparencë nga kompanitë. Ne gjithashtu kemi bërë dy kallëzime në SPAK, që në dijeninë time po merren në shqyrtim”, tha Tabaku.
KESH e cila ka detyrën për sigurimin e energjisë ka raportuar 11 miliardë lekë humbje gjatë periudhës 8 mujore të 2022-it për shkak të blerjeve të energjisë.
Por, një lajm i mirë që vjen nga importi është fakti se çmimet e energjisë në bursa kanë rënë në nivelin e 170 – 130 eurove 3 herë më i ulët se një muaj më parë.

Top ChannelLexo me shume