Entuziazmi i Barellës: Kjo ndeshje, rezultat i punës disavjeçare

Nicolò Barella ishte ai që hapi fillimisht “trasenë” e rrugës që i dha Interit një barazim të pabesueshëm në fushën e Barcelonës e që praktikisht mund t’i ketë siguruar kualifikimin skuadrës zikaltër në fazën e 1/8-ave (mjafton të fitojnë me Plzenin). Mesfushori Italian, duke folur për “Sky Sport” pas ndeshjes, theksoi:

“Do të më pëlqente të kishim fituar. Kjo është qasja që duhet të kemi e që na ka munguar në fillim të kampionatit. Do të na çojë aty ku duam të jemi. Ia Dolëm me entuziazmin e sotëm.”

Pyetjes se deri ku mund të arrijë Interi, Barella iu përgjigj:

“Ky është konfirmimi i punës së disa viteve. Duam ta çojmë Interit sa më lart të jetë e mundur. Sot ishte një ndeshje e bukur. Ka disa momente ku ndoshta gjërat bëhen të vështira. Me ndihmën e shokëve dhe klubit, duke qenë grup, dilet nga këto momente. E rëndësishme është fanella, skuadra.”

Lexo me shume