Erdogan dhe Mitsotakis takohen në Ankara_6642373c6155b.jpeg

Erdogan dhe Mitsotakis takohen në Ankara

Një takim midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis është zhvilluar në Ankara, në një vizitë që synon të ruajë momentin pozitiv të arritur në lidhjet dypalëshe në muajt e fundit.
Në takim janë bashkuar ministrat e Jashtëm, Giorgos Gerapetritis dhe Hakan Fidan dhe dy këshilltarët diplomatikë, Anna Maria Boura dhe Akif Chagatai Kilic.
Qeveria greke thonë mediat e vendit fqinj dëshiron të ruajë klimën pozitive  dhe “ujrat e qetë” në Egje dhe kanalet e hapura të komunikimit midis dy palëve.
Dy liderët pritet të bëjnë një bilanc të progresit të bërë në dialogun politik, axhendën “pozitive” dhe masat për ndërtimin e besimit.
Pas përfundimit të takimit më të gjerë, Mitsotakis dhe Erdogan do të bëjnë deklarata të përbashkëta për shtypin dhe më pas presidenti i Turqisë do të shtrojë një darkë për kryeministrin grek.

Burimi