Erdogan tenton zgjimin botës islame: Te Gaza, Meka, Medina, Kostandinopoja…!_663a38ad6dd69.webp

Erdogan tenton zgjimin botës islame: Te Gaza, Meka, Medina, Kostandinopoja…!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u tregua i ashpër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të hënën në mëngjes, duke e quajtur atë “kasapin e Gazës”, i cili, siç tha, duhet të gjykohet si Millosheviçi për krime lufte.
“Përveç të qenit kriminel lufte, Netanyahu, i cili tani është kasapi i Gazës, do të gjykohet si kasapi i Gazës, ashtu siç u gjykua Millosheviçi,” tha Erdogan, duke iu referuar ish-presidentit jugosllav i cili u gjykua për gjenocid para gjykatës në Hagë.
Duke folur nga samiti i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll, Erdogan pohoi gjithashtu se Gaza është territor palestinez dhe do t’i përkasë gjithmonë palestinezëve.
Presidenti turk përshëndeti popullin e Gazës “të cilët po mbrojnë atdheun e tyre kundër sulmit imoral të Izraelit” dhe sulmoi OKB-në të cilën ai tha “megjithëse ajo u krijua për të garantuar sigurinë globale, ajo nuk mund të mbrojë as punëtorët e saj nga barbaritë e izraelitëve”.
Erdogan nuk u kurseu as vendet perëndimore që i akuzoi se “mbështesin pa kushte Izraelin për të vrarë fëmijë”. “Perëndimi është i verbër dhe i shurdhër. Mediat ndërkombëtare nuk kanë thënë asnjë fjalë për punëtorët e tyre që u vranë”.
https://twitter.com/i/broadcasts/1DXxyjzBzgkKM
Por më interesante qe një qasje tjetër e presidentit turk në fjalimin e tij.
“Duhet të fillojmë përgatitjet për rindërtimin e Gazës. Gaza është tokë palestineze, ajo është e palestinezëve dhe do të mbetet e tillë përgjithmonë. Është detyra jonë të mos e lëmë atë në duart e izraelitëve. Ne duhet ta bëjmë këtë për integritetin tonë territorial. Ne nuk e dimë se ku do ta kthejë Izraeli shikimin nesër. Kasapi i Gazës ka treguar haptazi se nuk po flet vetëm për Gazën apo Ramallahun. Të mbrosh Gazën dhe Palestinën do të thotë të mbrosh Mekën, Medinën dhe Konstandinopojën”.