I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha për mediat në Prishtinë, se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh.
GABRIEL ESCOBAR
I DËRGUARI I SHBA PËR BP
Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin për marrëveshjen se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon.
Escobar shtoi se Shtetet e Bashkuara e mbështesin propozimin franko-gjerman për një marrëveshje ndërmjet dy vendeve si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
GABRIEL ESCOBAR
I DËRGUARI I SHBA PËR BP
Ne do ta mbështesim atë. Ky propozim do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës, në strukturat euro-atlantike. Ne gjithmonë e kemi përkrahur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe do ta mirëprisnim në OKB dhe në të gjitha strukturat e tjera evropiane. Ajo që është e rëndësishme për Kosovën është njohja nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.
Zyrtari amerikan përmendi edhe Asosacionin, për të cilin tha se duhet të zbatohet pasi është marrëveshje e nënshkruar në Bruksel.
GABRIEL ESCOBAR
I DËRGUARI I SHBA PËR BP
Fola me presidenten Osmani sesi Kosova mund ta krijojë Asociacionin, por gjëja më e rëndësishme është që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe nuk duhet të ndikojë në funksionalitetin e Kosovës. Por kam besim se do ta zbatojnë, sepse është një marrëveshje e nënshkruar në Bruksel.
Pas takimeve të djeshme të zhvilluara në Prishtinë, i dërguar i posaçëm i SHBA sot viziton Beogradin ku do të takohet me presidentin Vuçiç, per te diskutuar marrëveshjen me Kosovën.
br> br>Lexo me shume