Euro 2024, Silvinjo i bindur se Shqipëria do të bëjë surprizën: Kam besim te skuadra_664276af22229.png

Euro 2024, Silvinjo i bindur se Shqipëria do të bëjë surprizën: Kam besim te skuadra

Silvinjo është shumë besimplotë se Shqipëria do të bëjë surprizën në Euro 2024-ër, edhe pse përballë do të ketë Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.
Në një intervistë për “World Soccer”, Silvinjo tha se ka shumë shpresë te Shqipëria dhe te fryma e skuadrës..
“Çdo gjë mund të ndodhë në një turne të jashtëzakonshëm si ky dhe që zhvillohet në një kohë kaq të shkurtër. Do të jetë një muaj intensiv kur të gjithë ekipet do të japin maksimumin e tyre në arritjen e objektivave. Italia? Do të jetë kundër një Italie të fortë, që mbron titullin e kampionit të Europës të fituar nën drejtimin e mikut tim Roberto Mancini. Sot Italia drejtohet nga një trajner tjetër i madh dhe ata e kanë lojtarë shumë të mirë. Do të na duhet shumë sakrificë, por unë u besoj lojtarëve të mi”, tha Silvinjo.

Burimi