Evis Kushi: Rama na rrëqethi mishin me fjalimin në Athinë_664282ab437ca.jpeg

Evis Kushi: Rama na rrëqethi mishin me fjalimin në Athinë

Në studion e emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania është diskutuar mbi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku u takua me emigrantët shqiptarë. Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi dhe analisti Enton Abilekaj ndanë qëndrime të ndryshme për vizitën e Ramës në Athinë.
Kushi tha se politika dhe shqiptarët duhet të jenë bashkë në këtë çështje kaq të rëndësishme dhe nuk mund të ndahej.
Ajo tha gjithashtu se kujtdo që e ka parë takimin e Ramës në Athinë, i është rrënqethur mishi, pavarësisht se sipas saj, një pjesë nuk e pranojnë.
Nga ana tjetër, Abilekaj tha se politika po përdor populizmin për të mashtruar shqiptarët. Sipas Abillekajt, një pjesë e të pranishmëve në takimin në Athinë u morën me autobusa nga Shqipëria.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Kushi: Çfarë do thoni për emigrantët në Itali, për të cilët marrëveshja e pensioneve është miratuar dhe javën e ardhshme do të kalojë në Parlament. Pa hyrë në detaje që do i marrim edhe me radhë të gjitha nismat e reja, unë mendoj se ky është një moment që duhet të na bëjë bashkë. Pa hyrë në detaje që do i marrim me radhë të gjitha nismat e reja, mendoj se është një moment që duhet të na bëjë bashkë. Si mund të ndahemi ne. Unë mendoj se po të jesh shqiptar duhet të jesh krenar për këtë gjë mo. Është hera e parë që shqiptarët janë me kokën lartë, sepse shteti i mbron, shteti i del në mbrojtje. Si mund të bëhesh me ata që janë kundër kësaj iniciative. Programit për pensionet. Takimin e kanë ndjekur që të gjithë dhe jam e sigurt që u është rrënqethur mishi, por tani para kamerave…
Abilekaj: Çfarë thua? Të mashtrimit të shqiptarëve. T’i lëmë shqiptarët t’i mashtrojë çdo delirant populist këtu? I morët njerëzit me autobusa i çuat me detyrim atje.

Burimi