Faktori i pabesueshëm që ndikon në orgazmën tek vajzat

Është çështje teknike apo jo? Edhe pse askush nuk mund ta kundërshtojë që kur bëhet fjalë për orgazmën femërore, para së gjithash vetë gruaja duhet të dijë se çfarë dëshiron dhe çfarë është ajo që i pëlqen, në mënyrë që të, ia kalojë këtë njohuri partnerit të saj. Ka edhe disa faktorë, që nuk mund të peshohen të cilat zbulohen se kanë fuqinë të ndikojnë në kënaqësinë e një gruaje.

Një prej tyre nxjerr në pah një hulumtim amerikan të kryer mbi studente femra që ishin në një marrëdhënie të qëndrueshme.

Studiuesit nga Universiteti në Albany shikuan të dhëna të tilla si intensiteti i orgazmës, shpeshtësia dhe kënaqësia seksuale dhe deri në çfarë mase këto përcaktohen nga zgjedhja e partnerit.

Ndaj kur u pyetën për të zbuluar nëse kënaqësia është çështje teknike, u duk se doli në vend të dytë në raport me… humorin !

Pa e zvogëluar rëndësinë e faktorëve të tillë si atraktiviteti i partnerit , si dhe frekuenca e kontakteve seksuale në shkallën e kënaqësisë së grave me kontaktet seksuale, studiuesit zbuluan se një faktor që ndikoi në shpeshtësinë e kontakteve, pra dhe të orgazmave, ishte sensi i humorit të burrit! Së bashku me humorin apo vendosmërinë dhe inteligjencën ishin dy tregues më pozitivë se sa tërheqës dhe i dëshirueshëm ishte ai për partnerin e tij.

Nuk është hera e parë që humori shfaqet si protagonist dhe faktor përcaktues në lojën e dashurisë. Burrat që i bëjnë gratë të qeshin konsiderohen tërheqës, përjetojnë më pak refuzim dhe duket se i kënaqin ato në nivele të shumta. /abcnews.al/

Lexo me shume