‘Faleminderit TCH që më shkatërruat jetën’, Fifi ‘harron’ që në Big Brother filmohesh dhe filmimet transmetohen

Promoja e re e TCH për Big Brother Vip 2 nuk i ka pëlqyer aspak Fifit dhe si natyrë emocionalo-pasionale që është ka reaguar keq ndaj këtij fakti.

Në promo është momenti kur Fifit i bie të fikët (kjo i ka ndodhur disa herë brenda shtëpisë së famshme) dhe çuditërisht kësaj radhe këngëtares i ka bërë shumë përshtypje.

Fifi ka bërë një reagim shumë të gjatë së fundmi në rrjetin social Instagram, ku ka ‘shpërthyer’ keq ndaj Top Channel, duke arritur deri aty sa të deklarojë se i kanë shkatërruar dhe po vazhdojnë t’i shkatërrojnë jetën. Ajo ka thënë se ka kërkuar disa herë të dalë nga shtëpia e BBV asokohe por nuk ka dalë dot “pasi këtë gjë e di produksioni”:

“Në atë shtëpi, unë kam qeshur, kam luajtur, kam kënduar, kam vjedhur aparatet e kafeve, i kam lënë pa kafe, madje i kam trembur njerëzit edhe me punën e shkopit. Përvec këtyre, unë edhe kam shkruar brenda dhe ajo këngë është himn sot. Besoj e dini cila këngë është”, tha Fifi ndër të tjera.

Më tej, Fifi ka thënë: “Pse vazhdoni me nxjerr gjëra që të më nxirrni mua keq? A kaq shumë jeni kënaqur që Fifi po del keq në publik dhe me ia ul pikët si njeri, si artiste apo si imazh? Mos me e lën me qenë e lumtur?”.

“Faleminderit shumë Top Channel! Shumë faleminderit për çdo gjë. Faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qejf me vazhdu me ma shkatërru jetën”, përfundoi Fifi gjatë fjalës së saj.

Pas reagimit të saj, TCH ka vendosur që të fshijë promon nga Instagram-i dhe videoja nuk gjendet askund në rrjetet sociale. Mbetet për t’u diskutuar fakti pse Fifi e ka aq problem një gjendje shëndetësore, e cila i ka ndodhur, është filmuar, është transmetuar dhe është parë nga miliona njerëz?!

Mbase dikush duhet t’ia kujtojë këngëtares, artistes së famshme dhe vajzës së thjeshtë, që në Big Brother, nëse nuk je gati të monitorohesh, mos u fut fare. Mbi të gjitha, produksioni, i cili ka shpenzuar, pret të fitojë mbrapsht paratë e dhëna dhe sigurisht që do të përdorë të gjitha imazhet (ripërsërisim) e transmetuaraaaa.

Në fund të fundit, kamera filmon atë që bën. /Pamfleti Magazine

Lexo me shume