Familja mbijeton në kupolën e xhamtë ‘gjeodezike’ në Arktik, prej vitit 2013 (fotot)

Nëse e njeh apo jo tregun e pronave të patundshme, kushdo e ka vërejtur që banesat “alternative” kanë pasur rritje interesi në vitet e fundit të frikes e pasigurisë .

Dhe janë në fakt disa opsione kreative e të zgjuara që ju bëjnë të rimendoni nëse duhet të vendoseni në një shtëpi tradicionale, siç ne i njohim deri tani.
Që prej transportimit të konteinerëve apo shtëpive të drurit, shtëpive të lëvizshme apo tuneleve të nëndheshme, disa modele që kanë tërhequr vëmendje janë strukturat gjysmësferike të xhamta, të përbëra nga një rrjet trekëndëshash të çuditshëm.

Fillimisht ato mund të duken si një anije kozmike që ka ardhur nga një tjetër planet, por sipas Institutit të Arkitektëve Amerikanë nëse ndërtohen ashtu siç duhet ajo mund të jetë “hapësira më e fortë, më e ndriçuar dhe më efikase e njohur për njeriun”.
Dhe në fakt popullariteti i strukturave është rritur për herë të parë prej viteve 1980-të, çka është nxitur dhe nga zhvillimi i teknologjisë dhe i burimeve inovative.
Ato që njihen tashmë si “shtëpi gjeodezike” konsiderohen të lira, atraktive dhe efikase sa i perket energjisë.
Në gjuhën norvegjeze ‘hjertefølger’ do të thotë “ndjekës i zemrës” ose i asaj që të thotë shpirti, qe është pikërisht ajo që ka bërë një familje me gjashtë persona, të cilët nisën rrugëtimin e tyre privat ekologjik prej vitit 2013 në ishullin Sandhornøya pranë rrethit arktik.
Shtëpia e tyre me tre kate, pesë dhoma gjumi e dy banjo, është ndërtuar nga një përzierje rëre, balte dhe kashte. Ajo gjendet në Arktik dhe është ndërtuar për katër vjet, ndersa kupola e tyre gjeodezike i ka mbrojtur nga klima e ftohtë, duke plotësuar nevojat jetësore, edhe pse disi të izoluar.
Kupola e tyre e ndërtuar nga grupi britanik Solardome, krijon një atmosferë ‘sere’ ku edhe pse në Arktik mund të rriten panxharë, domate apo banane.
Familja Hjertefølgers ruajnë çdo mbetje të ushqimeve dhe ujërat e këqija i ripërdorin për fertilizimin e bimëve të tyre.
Ata përdorin produkte të bio-degradueshme dhe megjithë temperaturat në ngrirje kupola e xhamit dhe aluminit ruan ajër të ngrohtë brenda për gjithë vitin.
Kjo redukton dhe nevojat e tyre të ngrohjes, edhe pse përdorin sobë me dru dhe panele diellore Kështu që Hjertefølgers kanë kombinuar me sukses stilin rural me atë futuristik të jetesës, në një vend të bukur që tani e quajnë ‘shtëpi.’
Njerëzit thonë se duan të shpërblejnë planetin ku banojnë dhe kjo mund të jetë një nga mënyrat. Adresat e meposhtme tregojne te tjere shembuj te ketij stili;

[1] https://science.howstuffworks.com/engineering/structural/geodesic-dome.htm
[2] https://pacificdomes.com/geodesic-domes/
[3] https://www.survival-spot.com/survival-blog/9-unique-alternative-housing-ideas/7/
[4] https://www.dailymail.co.uk/travel/travel_news/article-4088146/The-Nature-House-dome-Inside-futuristic-family-abode-shelters-wilds-Arctic-Circle.html
[5] https://www.popularmechanics.com/home/outdoor-projects/a24655/arctic-circle-geodesic-dome/

Top ChannelLexo me shume