Familjen e ka në Amerikë por vetë jeton në Kosovë, njihuni me të riun që shkon kudo me plis në kokë

Gjonson Simoni nuk del asnjëherë nga shtëpia pa plis në kokë. Berberi nga Gjakova ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me veprimin e tij dhe njerëzit e përgëzojnë që vazhdon t’i ruajë traditat shqiptare. Simoni që punon prej afro dy dekadash si berber, prej një viti shkon me plis në kokë.

35 vjeçari dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi se kishte gjithmonë dëshirë ta mbante plisin por s’e kishte bërë për shkak të moshës. Ai theksoi gjithashtu se plisat që mban i blen gjithmonë në Krujë nga një artizan që merret posaçërisht me prodhimin e tyre.

“Unë dëshiroja që ta mbaj që më herët. Një kushëri ia mora plisin dhe doja ta mbaj por e ndjeja veten pak më ndryshe dhe tani që një vit, vendosa që ta mbaj. Nuk më bezdis fare në punë sepse një gjë që të pëlqen, mund ta mbash shumë lehtë.”, u shpreh 35 vjeçari nga Gjakova.

Simoni tregoi gjithashtu se ndonëse familja e tij është në Amerikë, ai preferon që të jetojë në tokën shqiptare. “E dua shumë këtë vend dhe nuk e mendoj veten jashtë Shqipërisë. Nuk mundem ta bëj atë hap. Para dy vitesh refuzova vizën turistike, lëre më të emigroj që as nuk e mendoj.

Kisha shfrytëzuar këtë rasti për t’u thënë mos e lini këtë vend“, tha ai. /abcnews.al

Lexo me shume