Fat i keq për Realin: Benzema fitoi Topin e Artë, më pas pësoi një dëmtim të rëndë!

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka dëmtuar muskulin e djathtë të kofshës dhe nuk do të luajë në ndeshjen e mbrëmjes së sotme në Primera Division kundër Sevillas, njoftoi sot “klubi mbretëror”.

“Gjatë ekzaminimit, Benzema ka vërejtur lodhje muskulore në këmbën e majtë njoftuan nga Real Madrid.

Real Madridi nuk ka bërë të ditur se sa kohë pritet të ketë pushim francezi, ndaj nuk dihet nëse lëndimi do të ndikojë në pjesëmarrjen e tij në Botërorin e Katarit.

Benzema mungoi tashmë një muaj në fillim të sezonit për shkak të një dëmtimi në kofshën e djathtë, të cilin e pësoi gjatë ndeshjes së Champions League kundër Celtic.

Francezi të hënën ka marrë “Topin e Artë” të France Football për lojtarin më të mirë në botë. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume