Fëmijët nuk besojnë gjithçka që u thuhet

Fëmijët mësojnë vetë përmes vëzhgimit dhe eksperimentimit. Po ashtu, ata mësojnë nga ato që u thonë njerëzit e tjerë, sidomos të rriturit dhe figurat me autoritet si prindërit dhe mësuesit e tyre.

Kur fëmijët mësojnë diçka befasuese për ta, kërkojnë informacione shtesë duke bërë pyetje apo duke i testuar vetë pretendimet që dëgjojnë.

Studimet e mëparshme, kanë treguar se ajo nëse fëmijët eksplorojnë pretendimet befasuese të të rriturve, ndryshon sipas moshës. Fëmijët mbi 6-vjeç, kanë më shumë gjasa të kërkojnë informacion shtesë sesa fëmijët 4 dhe 5 vjeç. Megjithatë, ka ende kërkime të kufizuara rreth asaj se pse fëmijët kërkojnë informacion në përgjigje të asaj që u thuhet nga të rriturit.

Një studim i ri i publikuar në “Child Development” nga studiues në Universitetin e Torontos dhe Universiteti i Harvardit, synoi që t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje. “Hulumtimi tregon se ndërsa rriten, fëmijët bëhen më mosbesues ndaj asaj që u thonë të rriturit.

Kjo shpjegon edhe arsyen pse fëmijët më të rritur kanë më shumë gjasa të përpiqen të verifikojnë pretendimet, dhe janë më të qëllimshëm në lidhje me eksplorimin e objekteve nga ana e tyre”- thotë Samanta Kotrell, kërkuese në laboratorin Childhood Learning and Development (CiLD) në Universitetin e Torontos.

Në dy studime të ndryshme, studiuesit u përpoqën të shpjegonin pse fëmijët kërkojnëinformacione shtesë mbi gjërat që i befasojnë kur i dëgjojnë. Në studimin e parë, që u krye midis shtatorit 2019 dhe marsit 2020, 109 fëmijë të moshës 4-6 vjeç u rekrutuan nga rajoni i Torontos, Kanada.

Për shkak të pandemisë Covid -19, laboratori u mbyll në mars 2020, gjë që solli më paktestime sesa ishin planifikuar fillimisht. Prindërit e 108 nga 109 fëmijët raportuan për përkatësinë etnike të fëmijës së tyre:49 për qind e përshkruan fëmijën e tyre si të bardhë, 21për qind përkatësi etnike ose race e përzier, dhe 19 për qind aziatike juglindore.

Gati të gjithë prindërit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me formimin e tyre arsimor. 18 për qind e fëmijëve kishin prindër që nuk kishin ndjekur universitetin. 34 për qind kishin vetëm një prind me arsim të lartë, dhe 48 për qind i kishin të dy prindër me universitet.

Fëmijëve iu paraqitën tre objekte të njohura:një copë shkëmbi, një copë materiali si sfungjer dhe një top prej lecke. Një nga studiuesit nisi t’i pyesë fëmijët:”A mendoni se ky shkëmb është i fortë apo i butë?. Të gjithë fëmijët deklaruan se shkëmbi ishte i fortë.

Më pas, disa fëmijët u përzgjodhën rastësisht për t’iu thënë diçka që binte në kundërshtim me besimet e tyre për botën (“Në fakt, ky shkëmb është i butë, jo i fortë”) ose iu tha diçka që konfirmonte intuitën e tyre (“Ashtu është, ky shkëmb është i fortë”).

Pas këtyre deklaratave, të gjithë fëmijët u pyetën sërish:”Atëherë, a mendoni se ky shkëmb është i fortë apo i butë?”. Gati të gjithë fëmijët që dëgjuan pretendime që përputheshin me bindjet e tyre, vazhduan të kishin të njëjtin gjykim si më parë:që shkëmbi ishte i fortë. Ndërkohë, pak nga fëmijët që iu tha se shkëmbi ishte i butë, vazhduan të kishin të njëjtin gjykim si më parë. Studiuesi u tha fëmijëve se duhet të largohej për një moment nga salla për të kryer një  telefonatë, dhe i la fëmijët të eksploronin vetë objektin. Sjellja e fëmijëve u regjistrua në video. Studimi zbuloi se shumica e fëmijëve, pavarësisht nga mosha, u përfshinë në testimin e pretendimeve befasuese.

Më herët, ekspertët supozonin se dallimet e raportuara më parë sa i përket moshës në eksplorimin nga fëmijët të pretendimeve befasuese, mund të pasqyrojnë zhvillimet nëaftësinë e fëmijëve për ta përdorur eksplorimin për të testuar pretendimet më komplekse.

Por mund të ndodhë që me kalimin e moshës, të ndryshojë motivimi që qëndron pas eksplorimit të fëmijëve. Kështu fëmijët më të vegjël eksplorojnë, sepse e besonin atë që u ishte thënë, dhe donin ta shihnin objektin befasues, ndërsa fëmijët më të mëdhenj eksploroninsepse ishin skeptikë ndaj asaj që u ishte thënë.

Edhe rezultatet e studimit të dytë, që u krye midis shtatorit dhe dhjetorit 2020, me 154 fëmijë të moshës 4–7 vjeç, tregoi se fëmijët më të mëdhenj (6 dhe 7 vjeç) kishin më shumë gjasa se më të vegjlit të kishin një strategji eksplorimi, në përshtatje me atë që dëgjonin.

Lexo me shume