Ferdinand Xhaferaj mungon në takimin e Rithemelimit në Durrës, çfarë kishte paralajmëruar_66427bab7f1ef.png

Ferdinand Xhaferaj mungon në takimin e Rithemelimit në Durrës, çfarë kishte paralajmëruar

Komisioni i Rithemelimit në PD, organizoi një takim me simpatizantët e Partisë Demokratike në Durrës. Takimi u hap nga nënkryetari Oerd Bylykbashi, i cili është edhe deputet nga lista e këtij qarku ndërsa theksoi se “vula do të shkonte aty ku i takon”.

Krahas Bylykbashit, në takim ishin Luçiano Boçi, Tomor Alizoti dhe Ervin Salianji, ndërsa u vu re mungesa e Ferdinand Xhaferajt, i cili deri më tani ka bërë vazhdimisht thirrje publike për atë që ai e ka quajtur “bashkim në diversitet dhe jo dorëzim pa dinjitët” duke theksuar se “Berisha është i nevojshëm në opozitë, por jo në krye të saj”.
Xhaferaj nuk ka bërë reagim publik në lidhje me mungesën e tij, si deputeti më i votuar i qarkut, por më herët ai ka mbajtur qendrime të forta sa i përket kushteve me të cilat duhet të bashkohen demokratët, që me mosprezencën e tij ka treguar se nuk janë plotësuar.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, Bylykbashi kërkoi lirimin e Berishës duke i lejuar atij vijimin e jetës politike normalisht.
“Sot PD-ja e ka liderin e saj, Sali Berishën të burgosur politik, në një arrest të paligjshëm, antikushtetues, vendim i marrë vetëm me qëllimin që liderin e opozitës ta shkëpusë nga mundësia që të ju drejtojë ju. Por kjo është e pamundur”, tha Bylykbashi. /vizionplus.tv

Burimi