“Fillove me Alfion, pastaj me Fationin”, Graciano i përmend ish-banorët Heidit/ VIDEO_66432fb847425.webp

“Fillove me Alfion, pastaj me Fationin”, Graciano i përmend ish-banorët Heidit/ VIDEO

Nuk kanë të sosur debatet dhe akuzat në këtë edicion të Big Brother Vip, kryefjala e zënkës kësaj radhës është Graciano-Heidi-Romeo
Mbrëmjen e djeshme, Graciano ka patur një përplasje të fortë me Heidin, duke e ofenduar. Sipas Gracianos, Heidi nuk di të bëjë gjë tjetër përveçse të puthet, ndërsa iu drejtua me fjalët “me kë do shtrihesh sot”.
Një përballje Graciano e ka pasur edhe me Romeon mëngjesin e sotëm teksa vazhdonte debatin me Heidin. Teksa Graciano i ka përmendur Heidit disa ish-banorë të shtëpisë, ku sipas tij Heidit ka flirtuar, Romeo ndërhyn dhe i kthehet banorit se nuk mund të përmend emra të tjerë në sy të tij.
Biseda
Graciano: Fillove me Alfion, pastaj me Fationin
Romeo: Ore gjigant, unë këtu dhe ti përmend burra? Ça po bën?
Graciano: Janë gjëra që i ka bërë
Romeo: A je normal?
Graciano: A janë gjëra që po i shpik?
Romeo: Unë këtu në krah dhe ti përmend emra
Graciano: Po ti mbylli gojën asaj kur thotë ‘më eksitove ti’ se po i thotë burrit të huaj
Heidi: Po ça lidhje ka, ça përdorimi është
Graciano: Me ty në krah e më thotë ‘më eksitove’ Mua më vjen keq për ty
Romeo: Mos të të vij keq për mua, rri rehat.
 

Burimi