“Fiqiriut i iku mendja dhe qëlloi”, vëllai i autorit për Top Channel: I shkruante vajzës do të të degjenerojmë

Vëllai i autorit, Fatbardh Mjeshtri në një intervistë ekskluzive për Top Channel është shprehur se vajza e autorit, mbesa e tij u ka thënë se ka qenë e lidhur për disa muaj me 17-vjeçarin dhe se ishte një pëlqim, por ai më pas është zhvendosur në Durrës prej shkollës dhe kjo ka ftohur marrëdhënien mes dy adoleshentëve.

“Vajza ka pasur një lidhje 2-3 muaj me Kenad Shirën. Me pas, lidhja u ndërpre nga djali se i thoshte flet me të tjerë dhe e shantazhonte, i thoshte do bësh si them unë. Vajzës i dolën fjalë dhe për Renato Hasulën. E thirra atë djalin, i thashë mos e ngacmo vajzën dhe situata u qetësua.
Deri para 5 ditësh, ku vëllait në Angli i erdhi një mesazh anonim që thoshte se ishte mik i familjes dhe na njoftonte se vajzën po na e tallnin këta 2 djemtë.
Pasi mora këtë mesazh, kam marrë në telefon baballarët e djemve dhe u kam thënë ta mbyllim këtë muhabet mos të kemi probleme.
Të martën në darkë, vëllait, Fiqiriut i vjen një mesazh në telefon. I thotë jam një djalë nga Klosi dhe dua të të takoj. Shkojmë me vëllain dhe shohim këtë djalin, i marrim telefonin dhe i thamë s’flasim me ty pa ardhur babai. E morëm në makinë dhe pritëm sa erdhi i ati. Ai bënte sikur s’dinte gjë për historinë e djalit dhe vajzës. I thamë kemi mesazhe që ky i shkruan vajzës do të të degjenerojmë. Na tha vajza s’ka lidhje me Kenadin, po me Renato Hasulën. Mirë i thamë, po të lemë 24 orë ta sqaroni këtë çështje. I ati ka thënë nëse nuk e merrni vajzën, djali do të vdesë.  Lamë takim të mërkurën në drekë, në qendër të Klosit. I takuam dhe i thamë meqë vajzën e doni sa ziheni me njëri-tjetrin, njëri do ta marrë për nuse. Ata nuk pranuan dhe djemtë me njëri-tjetrin po thoshin fjalë për vajzën, jo e kemi parë këtu, jo aty, dhe Fiqiriut i iku mendja dhe qëlloi. Nuk e dinim që kishte armë”, tha Mjeshtri.

17-vjeçari Kenado Shira dhe babai I tij Ilir Shira mbetën të vdekur nga ngjarja e rëndë, ndërsa pak minuta më paas u gjet i vetëvrarë autori Fiqiri Mjeshtri.
Autori kishte marrë me vete në takim vëllezërrit e tij, Besnik Mjeshtri, polic bashkiak dhe  Fatmir Mjeshtri ndërsa 17-vjeçari shoqërohej nga babai Ilir Shira, Renato Hasula dhe Eglant Hasula.
Si pasojë e të shtënave ndërroi jetë në vendin e ngjarjes teksa tentoi të largohej 17-vjeçari Kenado Shira.
Pak minuta më vonë në spital ndërroi jetë dhe babai i tij Ilir Shira, ndërsa të plagosur rëndë në Spitalin e Traumës janë Renato Hasula dhe Eglant Hasula të cilët kanë lidhje shoqërore me autorin dhe dyshohet se janë plagosur pasi ai ka humbur kontrollin e armës.
Nga dëshmitarët okularë, policia mësoi se ngjarja u krye nga familja Mjeshtri dhe menjëherë ushtroi kontroll në qytet për kapjen e tyre.
Fillimisht policia arrestoi dy vëllezërit e tij, të cilët u lanë të lirë sot, pasi thanë se nuk kishin dijeni për armën e autorit.

Top ChannelLexo me shume