“Fituesit janë shpallur pesë muaj para”, Ardit Gjebrea i përgjigjet Endri Priftit

Ardit Gjebrea ka reaguar pas deklaratës së djeshme të Endri Priftit ku shkruante se fituesit ishin caktuar shumë më përpara. Këngëtari korçar shprehej se nuk do të ishte pjesë e festivalit këtë vit, pa dhënë arsye konkrete, por shtoi “se as nuk e morën vesh se pse nuk do të jemi”.

Arditi shkruan se ai nuk ka respektuar rregullat e festivalit. “Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëzve që do jemi? Dhe pastaj?? Kënga Magjike ka rregulla që respektohen nga çdo artist.  Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson. Dorëzove gjë ndonjë këngë?

Pranimi u mbyll në 24 Maj dhe ti kujtohesh në fund tetori të marrësh pjesë? Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo artist që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe”, ka shkruar Arditi.

/abcnews.al

 

 

Lexo me shume