Fjalia që përdor çdo shenjë e zodiakut kur është i/e dashuruar me ju…

Çdo përfaqësues i zodiakut ka një mënyrë unike për t’ju treguar se është i dashuruar me ju. Ja thënia që çdo shenjë e zodiakut përdor për t’ju treguar se ju pëlqen dhe ju dëshiron…

Dashi/“Jam i dashuruar me ty”
Dashi është i drejtpërdrejtë. Ai do t’jua tregojë me fjalë atë që ndjen dhe nuk do t’ju lërë vend për dyshime.

Demi/“Nuk kam nevojë të takoj femra të tjera, shpresoj të ndodhë me ty”
Demi posesiv dhe xheloz i kufizon dhe i vendos gjërat në vendin e tyre në lidhje me të tretët.
Binjakët/“Do që ta kalojmë bashkë fundjavën e ardhshme?”
Nëse Binjakët po lënë mënjanë miqtë e tyre për ju atëherë është një shenjë e rëndësishme se me të vërtetë ju pëlqen.
Gaforrja/“Do të doja që ti të takosh prindërit e mi”
Nëse e thotë këtë do të thotë se dëshiron që ju të hyni përgjithmonë në jetën e tij.
Luani/“Unë dua që ti të ndihesh unike me mua”
Për ta është e rëndësishme që ju të ndiheni të sigurt dhe ai do të bëjë gjithçka për ju.
Virgjëresha/“Mund të qëndrosh këtu sonte”
Që një Virgjëreshë t’ju ftojë të qëndroni në shtëpinë e tij, të hyni në rutinën e tij, do të thotë se ju do, madje shumë.
Peshorja/“Unë po mendoja për ty dje dhe po mendoj se ndoshta…”
Nëse Peshorja ju tregon se keni një vend në të menduarit e tij dhe ju përfshin në planet e tij të përditshme, ai me siguri ka rënë në dashuri me ju dhe po planifikon hapat e ardhshëm me ju.
Akrepi/“Kam rënë në dashuri me ty si askush tjetër”
Akrepi është i drejtpërdrejtë. Ky është stili i tij dhe vështirë se do të ndryshojë.
Shigjetari/“Unë dua të shkoj nëpër botë me ty”
Shigjetari udhëtues dhe romantik gjithmonë e imagjinon dashurinë në një udhëtim të gjatë. Nëse ai ju bën pjesë të ëndrrave të tij për një eksperiencë të jetës, është e qartë se ai ju dëshiron pranë.
Bricjapi/“Me ty unë bëhem një person më i mirë”
Një Bricjap e gjen dashurinë kur ndjen se personi tjetër e bën atë të bëhet njeri më i mirë.
Ujori/“Ti je shumë interesant, gazmor, i zgjuar”
Nëse përdor këto fraza me ju, nuk ka dyshim se ka rënë “kokë e këmbë” në dashuri me ju.
Peshqit/“A do të regjistrohemi në ndonjë aktivitet së bashku?”
Peshqit ose ndryshe “mbreti i hobive” nuk përfshin askënd dhe këdo në botën magjike të aktiviteteve të tij dhe për ta bërë këtë, gjërat janë ndoshta serioze mes jush.

Top ChannelLexo me shume