Fjalim I Ramës në KiE? Në vendin e duhur. Në kohën e duhur. Por diçka mund të ishte bërë edhe para 11 vjetësh.. Nga Mentor Nazarko Fjalimi i Kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës ka një rëndësi për historinë, por jo vetëm. Ai kishte për synim kryesor të zhbënte narrativën diplomatike ruso-serbe me shkrimtar zviceranin Dik Marti që mori dhe përfundim legal- krijimin e Gjykatës speciale në Hagë. Narrativa ruso-serbe nuk godiste vetëm drejtuesit e luftës, të vizatuar si krerë të një organizate kriminale që trafikonte organe robërish lufte. Ajo godiste dhe Shqipërinë që strehonte një njësi mjekësore ku bëheshin këto ndërhyrje. Apo vetë NATO-n që kishte lejuar vepra të tilla kaq monstruoze duke mbështetur qoftë Kosovën, qoftë Shqipërinë. Si u rishpjegua në fjalimin ramian, inisiativa nisi nga një deputet rus, në 2008, kur Rusia ndikonte shumë në Këshilllin e Europës. U përforcua nga dosierët e krijuar të prokurorisë speciale serbe. U shndërrua në rezolutë të KiE. Prej kësaj Rezolute u themelua një gjykatë që i ka kushtuar shumë financiarisht bashkësisë perëndimore të interesuar për të hequr njolla të tilla nga vetja, dhe për të bërë drejtësi të paanshme në një ndërhyrje si ajo e Kosovës, që kishte dhe natyrë drejtësie morale. Ju dha fund fund genocidit a spastrimit etnik, sido që të quhet nga institucionet e drejtësisë ndërkombëtare. Dhe ky model gjykate speciale mund të përdoret dhe sot… në Ukrainë… si tha Rama… Rrethanat 11 vjet më parë dhe sot Fjalimi i Ramës do të ishte i shkëlqyer të mbahej dhe 11 vjet më parë… nga Berisha. Berishës kryeministër ju bë thirrje asokohe nga një politikan i Kosovës, që të sajonte një tryezë fotografike me liderët shqiptarë të gjithë Ballkanit dhe ta hidhte poshtë raportin kombëtarisht, duke votuar kundër. Pamja bashkë e tyre- një pjesë të akuzuar nga kjo ndërrmarrje rusoserbe mund të kishte njëlloj efekti galvanizues. Berisha nuk i mblodhi princat. Mungoi një fjalim i tij 11 vjet më parë. Fitoi qasja- të bëhet drejtësi dhe kështu heqim njollat ndaj u votua pro raportit. Ndaj ja ku shfaqet Rama fitimtar 11 vjet më pas. E vërteta është se sot janë rrethana të reja që e mundësojnë amplifikimin e jehonës së një fjalimi nga ato komunikime që Rama i ka përgatitur duke menduar gjyqin e historisë për të! Është në zhvillim konflikti ruso-ukrainas. Shqipëria, rreshtuar me Perëndimin në krah të Ukrainës, ai si lider i saj, sot kanë një peshë më të madhe.Falë këtij fjalimi Rama mund të shohë rritjen deri diku të rejtingut ndërkombëtar të tij, si tha një deputet rumun. Këshilli i Europës nuk ka megjithatë të njëjtën rëndësi në arkitekturën europiane. Sot është përjashtuar Rusia që bashkë me të djathtët europianë e kontrollonte KiE. Dik Marti është tërhequr në një strehë, i frikësuar nga kërcënimi serb për atentat. Akuzat me burim letërsinë e tij në Hagë janë ridimensionuar nga drejtësia speciale që po tregon probleme serioze. Popullariteti i Ramës në Kosovë ulet dhe ngrihet sepse sfidohet rregullisht nga krerët e institucioneve të saj që nuk e kanë problemin thjesht me paternalizmin e supozuar të tij. Për më shumë, udhëheqësit e Serbisë së sotme, nuk kanë të njëjtin interes për t’ju kundërvënë Ramës si do bënin përshembull 11 vjet më parë ndaj Berishës. Mungon pra sintonia ruso-serbe si 11 vjet më parë. Mu për të gjithë këto rrethana, fjalimi, apo dhe rezoluta nëse do të miratohet do të ishte një fitore e shkëlqyer diplomatike e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo fitore merr vlerë më të madhe për shkak të kohës që jetojmë- e dominuar nga sulmi rus mbi Ukrainën. Prej fjalimit kuptohet qartë lineariteti i narrativës ruse ndaj Kosovës, si parapërgatitje për çka ndodhi sot kundër Ukrainës e që lidhet me precedentin e përdorimit të forcës pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit të OKB: ju perëndimorët bombarduat Jugosllavinë, për një genocid të supozuar, duke mbështetur një popull, udhëheqësit e të cilit bënë trafik organesh! Ndaj fjala e gjatë e Ramës, i pritur me protokoll të veçantë si kryetar shteti- ndërsa kjo organizatë vizitohet rrallë prej tyre- jehoi më fort jashtë sallës. Për më shumë, tema e raportit të Dik Martit ishte temë e rimarrë, e potencuar më gjatë në një seli europiane në raport me fjalimin tjetër global të tij në OKB. Efektet mbi Kosovën… Po cilat janë efektet në lidhje me Kosovën? Dhomat e specializuara me gjasë nuk do ndikohen asfare. Këshilli i Europës me gjasë me numrat e rinj, me Rusinë dhe më pak lojtarë të saj brenda, mund ta miratojë një rezolutë të re, duke pohuar krimet e luftës të Serbisë që Rama i detajizoi- megjithëse krerët e Kosovës ishin të zënë- por pa efekt në Dhomat e Specializuara. Fjalimi megjithatë ishte ndihmë e madhe për Kosovën, që nën ndikimin e krerëve institucionalë që e qeverisin sot, mbetet e ndarë para këtij fjalimi: qytetarët e lidhur me luftën, janë entuziazmuar. I jepet një shpagim emocional prindërve të mikut Thaçi sot në burg, ndihmë që duket e koordinuar me mbështetjen morale që po u vjen të burgosurve nga vizitat e shumta në burg. Të tjerë qyetarë kosovarë mbase rrinë indiferentë të ushqyer nga qëndrimet e krerëve aktualë. Mirpo ka dy gabime në leximin e udhëheqësve kosovarë që në vend të përshëndesnin Ramën- përshëndetën deputetin ukrainas Goncarenko. Së pari, mesazhi paradoksal i Goncarenkos që thërriste për ta njohur Kosovën, thekson se sa larg është njohja prej Ukrainës, pikërisht për shkak të jehonës globale (apo kompleksimit të vetë Zhelenskit) nga narrativa komparative ruse e Kosovës me Krimenë apo Donbasin. Së dyti, narrativa ruso serbe me trafik organesh nga ana e shqiptarëve, synonte pikërisht të relativizonte apo zeronte narrativën kosovare dhe perëndimore për genocid a spastrim etnik të Serbisë në Kosovë. Më në fund, globalisht, apo europianisht, nëse Kosova duhet ta padisë ndonjëherë Serbinë, do duhet vetë të dokumentojë krimet. Krijimi i Institutit për krime lufte para pak javësh me nxitjen e qeverisë aktuale është shumë vonë. Lufta ka ndodhur 22 vjet më parë.

Nga Mentor Nazarko

Fjalimi i Kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës ka një rëndësi për historinë, por jo vetëm. Ai kishte për synim kryesor të zhbënte narrativën diplomatike ruso-serbe me shkrimtar zviceranin Dik Marti që mori dhe përfundim legal- krijimin e Gjykatës speciale në Hagë. Narrativa ruso-serbe nuk godiste vetëm drejtuesit e luftës, të vizatuar si krerë të një organizate kriminale që trafikonte organe robërish lufte. Ajo godiste dhe Shqipërinë që strehonte një njësi mjekësore ku bëheshin këto ndërhyrje. Apo vetë NATO-n që kishte lejuar vepra të tilla kaq monstruoze duke mbështetur qoftë Kosovën, qoftë Shqipërinë.

Si u rishpjegua në fjalimin ramian, inisiativa nisi nga një deputet rus, në 2008, kur Rusia ndikonte shumë në Këshilllin e Europës. U përforcua nga dosierët e krijuar të prokurorisë speciale serbe. U shndërrua në rezolutë të KiE. Prej kësaj Rezolute u themelua një gjykatë që i ka kushtuar shumë financiarisht bashkësisë perëndimore të interesuar për të hequr njolla të tilla nga vetja, dhe për të bërë drejtësi të paanshme në një ndërhyrje si ajo e Kosovës, që kishte dhe natyrë drejtësie morale. Ju dha fund fund genocidit a spastrimit etnik, sido që të quhet nga institucionet e drejtësisë ndërkombëtare. Dhe ky model gjykate speciale mund të përdoret dhe sot… në Ukrainë… si tha Rama…

Rrethanat 11 vjet më parë dhe sot

Fjalimi i Ramës do të ishte i shkëlqyer të mbahej dhe 11 vjet më parë… nga Berisha. Berishës kryeministër ju bë thirrje asokohe nga një politikan i Kosovës, që të sajonte një tryezë fotografike me liderët shqiptarë të gjithë Ballkanit dhe ta hidhte poshtë raportin kombëtarisht, duke votuar kundër. Pamja bashkë e tyre- një pjesë të akuzuar nga kjo ndërrmarrje rusoserbe mund të kishte njëlloj efekti galvanizues. Berisha nuk i mblodhi princat. Mungoi një fjalim i tij  11 vjet më parë. Fitoi qasja- të bëhet drejtësi dhe kështu heqim njollat ndaj u votua pro raportit. Ndaj ja ku shfaqet Rama fitimtar 11 vjet më pas.

E vërteta është se sot janë rrethana të reja që e mundësojnë amplifikimin e jehonës së një fjalimi nga ato komunikime që Rama i ka përgatitur duke menduar gjyqin e historisë për të! Është në zhvillim konflikti ruso-ukrainas. Shqipëria, rreshtuar me Perëndimin në krah të Ukrainës, ai si lider i saj, sot kanë një peshë më të madhe.Falë këtij fjalimi Rama mund të shohë rritjen deri diku të rejtingut ndërkombëtar të tij, si tha një deputet rumun. Këshilli i Europës nuk ka megjithatë të njëjtën rëndësi në arkitekturën europiane. Sot është përjashtuar Rusia që bashkë me të djathtët europianë e kontrollonte KiE. Dik Marti është tërhequr në një strehë, i frikësuar nga kërcënimi serb për atentat. Akuzat me burim letërsinë e tij në Hagë janë ridimensionuar nga drejtësia speciale që po tregon probleme serioze. Popullariteti i Ramës në Kosovë ulet dhe ngrihet sepse sfidohet rregullisht nga krerët e institucioneve të saj që nuk e kanë problemin thjesht me paternalizmin e supozuar të tij. Për më shumë, udhëheqësit e Serbisë së sotme, nuk kanë të njëjtin interes për t’ju kundërvënë Ramës si do bënin përshembull 11 vjet më parë ndaj Berishës. Mungon pra sintonia ruso-serbe si 11 vjet më parë.

Mu për të gjithë këto rrethana, fjalimi, apo dhe rezoluta nëse do të miratohet do të ishte një fitore e shkëlqyer diplomatike e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo fitore merr vlerë më të madhe për shkak të kohës që jetojmë- e dominuar nga sulmi rus mbi Ukrainën. Prej fjalimit kuptohet qartë lineariteti i narrativës ruse ndaj Kosovës, si parapërgatitje për çka ndodhi sot kundër Ukrainës e që lidhet me precedentin e përdorimit të forcës pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit të OKB: ju perëndimorët bombarduat Jugosllavinë, për një genocid të supozuar, duke mbështetur një popull, udhëheqësit e të cilit bënë trafik organesh! Ndaj fjala e gjatë e Ramës, i pritur me protokoll të veçantë si kryetar shteti- ndërsa kjo organizatë vizitohet rrallë prej tyre- jehoi më fort jashtë sallës. Për më shumë, tema e raportit të Dik Martit ishte temë e rimarrë, e potencuar më gjatë në një seli europiane në raport me fjalimin tjetër global të tij në OKB.

Efektet mbi Kosovën…

Po cilat janë efektet në lidhje me Kosovën? Dhomat e specializuara me gjasë nuk do ndikohen asfare. Këshilli i Europës me gjasë me numrat e rinj, me Rusinë dhe më pak lojtarë të saj brenda, mund ta miratojë një rezolutë të re, duke pohuar krimet e luftës të Serbisë që Rama i detajizoi- megjithëse krerët e Kosovës ishin të zënë- por pa efekt në Dhomat e Specializuara.  Fjalimi megjithatë ishte ndihmë e madhe për Kosovën, që nën ndikimin e krerëve institucionalë që e qeverisin sot, mbetet e ndarë para këtij fjalimi: qytetarët e lidhur me luftën, janë entuziazmuar. I jepet një shpagim emocional prindërve të mikut Thaçi sot në burg, ndihmë që duket e koordinuar me mbështetjen morale që po u vjen të burgosurve nga vizitat e shumta në burg.  Të tjerë qyetarë kosovarë mbase rrinë indiferentë të ushqyer nga qëndrimet e krerëve aktualë. Mirpo ka dy gabime në leximin e udhëheqësve kosovarë që në vend të përshëndesnin Ramën- përshëndetën deputetin ukrainas Goncarenko.  Së pari, mesazhi paradoksal i Goncarenkos që thërriste për ta njohur Kosovën, thekson se sa larg është njohja prej Ukrainës, pikërisht për shkak të jehonës globale (apo kompleksimit të vetë Zhelenskit) nga narrativa komparative ruse e Kosovës me Krimenë apo Donbasin. Së dyti, narrativa ruso serbe me trafik organesh nga ana e shqiptarëve, synonte pikërisht të relativizonte apo zeronte narrativën kosovare dhe perëndimore për genocid a spastrim etnik të Serbisë në Kosovë. Më në fund, globalisht, apo europianisht, nëse Kosova duhet ta padisë ndonjëherë Serbinë, do duhet vetë të dokumentojë krimet. Krijimi i Institutit për krime lufte para pak javësh me nxitjen e qeverisë aktuale është shumë vonë. Lufta ka ndodhur 22 vjet më parë.

Lexo me shume