Fjalimi i kryeministrit në Strasburg, Berisha: Rama i futi thikën pas shpine Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët, u ndal te fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Strasburg.

Rama mbajti një fjalim 60 minuta në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, në lidhje me rishikimin e raportit të Dick Marty.

Berisha tha se kryeministri Rama në Strasburg i futi thikën Kosovës, sepse në momentin më të papërshtatshëm, kur Kosova kishte nevojë për lobim pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës, kryeministri lëshoi lumë sharjesh dhe akuzash.

Berisha: I bëj thirrje KiE të votojë Kosovën si anëtaren e saj më të re dhe të mos ndikohet nga fjalimi. Rama i futi thikën Kosovës sepse mbrojti Beogradin me retorikën e tij. së fundi, Edi Rama në Strasburg i futi thikë pas shpine Kosovës sepse zgjodhi si mbrojtje mjetin më të dëmshëm ndaj tyre, presionin politik ndaj Gjykatës së Hagës.

Berisha i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të ndalojnë fushatën politikë të Edi Ramës ndaj Gjykatës së Hagës.

lajmi ne perditesim.

Lexo me shume