Fjalimi i parë Melonit, kryemnistrja italiane shpalos prioritetet

Udhëheqësja e re e ekstremit të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni me fjalimin e saj të parë para deputetëve theksoi synimin për të ndaluar anijet me emigrantë që kalojnë Mesdheun.

“Ne duhet të ndalojmë nisjet e paligjshme dhe trafikimin e qenieve njerëzore“, tha ajo, duke përsëritur një premtim të fushatës për të ndaluar anijet që shkojnë në Itali nga Afrika e Veriut.
Për vite me radhë Italia ka qenë një qendër për emigrantët e paligjshëm që shkojnë drejt Evropës. Më shumë se 77,000 persona kanë bërë kalimin shumë të rrezikshëm drejt Italisë këtë vit, duke ushtruar presion mbi komunitetet lokale.

“Ne nuk synojmë në asnjë mënyrë të vëmë në dyshim të drejtën e azilit për ata që ikin nga luftërat dhe persekutimet.
“Gjithçka që duam të bëjmë në lidhje me emigracionin është të ndalojmë trafikantët e njerëzve që të kenë zgjedhjen për të vendosur se kush hyn në Itali.”
Ajo tha se ndjente peshën e të qenit liderja e parë femër e vendit të saj dhe përdori fjalën angleze “underdog” për të përshkruar veten.
Fjalimi i parë i Melonit u fokusua edhe në distancimin  nga fashizmi – një akt i mirëpritur nga kritikët e saj.
“Unë kurrë nuk kam ndjerë ndonjë afrimitet për regjimet antidemokratike… duke përfshirë edhe fashizmin”,  tha ajo.
Meloni nënvizoi edhen gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me Evropën.

Top ChannelLexo me shume