Fjalimi i Ramës në KiE, Beqa: Nuk i shkon për shtat një lideri të një shteti të vogël

Profesori i Marrëdhënieve ndërkombëtare, Mentor Beqa në një lidhje me “Abc Live” të gazetares Sobora Bitri, ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, në lidhje me rishikimin e raportit të Dick Marty.

Ai tha se fjalimi i Ramës nuk i shkon për shtat një lideri të një shteti të vogël si Shqipëria.

I pyetur se çfarë ndikimi pati fjalimi i Ramës në Kosovë, Beqa tha se një lloj entuziazmi pati vetëm tek mbështetësit e ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe jo tek pjesa tjetër e qytetarëve.

Pjesë nga biseda:

Beqa: Me siguri zotit Rama do i pëlqente të krahasonte vetn me Nolin. E keni parasysh fjalimin e Nolit në OKB. Por kjo e zotit Rama ngjan më shumë me fjalimin e Hoxhës, i cili akuzoi të gjitha partitë për braktisje të parimeve të marksizëm-leninizmit. Këto fjalime nuk i rrinë për shtat vendeve të vogla si Shqipëria. Por edhe liderët e vendeve të mëdha janë shumë të kujdesshëm në fjalimet e kësaj natyre. Edhe Presidenti Trump ka qenë më i përmbajtur edhe pse drejtonte shtetin më të fortë botës.

Bitri: Çfarë i ndodh figurës së Albinin Kurtit në Kosovë?

Beqa: Një nga objektivat e zotit Rama është që të dëmtojë sa të ketë mundësi figurën e Kurtit, për shkak të lidhjeve të forta që ka me politikën e vjetër në Kosovë. Duke para përshtypjet që vijnë nga Kosova, entuziazmi i i fjalimit të Ramës kufizohet tek sipmatizantët e PDK, por nuk ka ndikim tek zonat neutrale apo tek mbështetësit e zotit Kurti. Rama nuk ka instrumentet e duhur për të ndikuar në Kosovë.

/Abcnews.al/

Lexo me shume