Fjalimi i Ramës në KiE, Bytyçi: Shumë pak, shumë vonë! Efekti ishte “boomerang”

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës ka qenë tema më “e nxehtë” e ditëve të fundit që mori vëmendje edhe në emisionin “Ballkan” këtë të premte.

Seb Bytyçi, profesor në London School of Economics, tha për gazetaren Linda Karadaku se fjalimi ëhstë shumë pak dhe shumë vonë.

Ai shtoi se mospjesëmarrja e delegatëve në darkën e thirrur nga delegacioni shqiptar, mund të ketë pasur një efekt ndryshe nga çfarë pritej, edhe pse gjërat që u thanë mund të jenë të vërteta.

“Sa i përket gjykatës kam frikë se fjalimi është shumë pak shumë vonë. Gjykata është operative dhe gjasat që të zhbëhet janë shumë të vogla. Sa i përket fjalimit, mendoj se mospjesmarrja në darkë e delegatëve mund të jetë indikacion se ka qenë boomerang, edhe pse mund të ketë thënë gjëra të vërteta.

Ka edhe një kërkesë formale nga delegacioni i Shqipqërisë që të bëhet një raport tjetër dhe kjo nënkupton se duhet të lobohet nëpërmjet rrugëve formale dhe joformale.

Raporti i Dick Marty është bazuar në një raport famëkeq të prokurorisë së Serbisë. Bazohet nga dokumentet e Serbisë dhe jo Rusisë edhe pse mbështetjen e ka pasur nga Rusia. Përmbajtja ëhstë kopjuar nga një raport që quhet Libri i Bardhë dhe aty ka akuza për liderë shqiptarë të Kosovës dhe ka përmbajtje dhe raciste. Kjo është votuar në nivel europian që është tmerruese.

Nuk mendoj nse mund të zhbëhet Gjykata dhe raporti i vjetër duhej të ishte mbi ndikimin e Rusisë dhe Serbisë dhe rolin e tyre destabilizues.

Rusia tashmë është dëshmuar se ka pasur tendencë të qartë destabilizuese. Sa i përket Gjykatës, është themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe nëse ka një përpjekje për ta zhbërë atë duhet të jetë nga Kuvendi i Kosovës. Pati një përpjekje por ishte e pasuksesshme, dhe çdo përpjekje tjetër do të ishte e pasuksesshme për shkak të impaktit ndërkombëtar”, tha Bytyqi. /abcnews.al

Lexo me shume