Flokët e lyer humbasin shkëlqimin? Provoni këtë truk në shtëpi për t’i patur të butë si mëndafshi

Pavarësisht nëse dëshironi që fillimisht të hiqni qafe pjesën tjetër të bojës që e keni në flokë apo të çelni ngjyrën tuaj natyrale, duhet të dini këto truke.

Bikarbonati i natriumit, i njohur më së shumti si sodë buke, është një nga përbërësit e preferuar në çdo familje! Me të heqim njollat, largojmë aromat e padëshiruara, e përdorim kur vuajmë nga urthi dhe kur duam të zbardhim dhëmbët, madje edhe si një eksfoliues të lehtë për lëkurën! Megjithatë, një efekt pak i njohur (por i fuqishëm!) i sodës së bukës është gjithashtu shkëlqimi i flokëve.

Ajo i largon mbetjet e produkteve që janë grumbulluar në flokë dhe në lëkurën e kokës, por për shkak se është shumë alkalike, mund t’i thajë flokët dhe t’i bëjë të dobët dhe të brishtë. Ndryshe nga shampot dhe balsamet, soda e bukës nuk përmban përbërës hidratues që sigurojnë lagështi për flokët, ndaj është mirë që të mos e përdorni këtë recetë nëse flokët tashmë janë tharë.

Nëse nuk keni problem me flokët e thatë, me siguri do t’ju pëlqejnë këto dy truke:

Sodë me ujë

Përbërësit:

• 1 lugë gjelle sodë buke
• sasi më të vogël uji

Si përdoret?

Hidhni mjaftueshëm ujë në sodën e bukës për të marrë një masë me densitet mesatar (as shumë të holluar me ujë dhe as shumë të trashë). Më pas masazhoni butësisht në flokët tuaj, lëreni të veprojë për 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Sodë me hidrogjen

Përbërësit:

• 2 lugë çaji sodë buke
• 1,5 lugë çaji peroksid hidrogjeni

Si përdoret?

Përziejini këta dy përbërës dhe përziejini derisa të përftoni një pastë. Lëreni për rreth një orë nëse keni flokë të errët ose gjysmë ore nëse keni flokë më të hapur, më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Lexo me shume