Fluks në qendrat shëndetësore nga virozat e stinës, mjekia: Nëse fëmijët kanë simptoma, mos i çoni në shkollë

Nga Gerta Vasku

Ndryshimi i temperaturave si dhe hapja e shkollave dhe kopshteve ka shtuar numrin e fëmijëve që preken nga virozat e stinës. Në Tiranë mjekët po përballen me një fluks të shtuar krahasuar me të njëjtën periudhë në një viti më parë.

Doktoresha e Qendrës Shëndetësore nr. 10 në kryeqytet, Makbule Naipi thotë se viziton rreth 35-40 fëmijë në ditë.

“Duke bërë një analizë të vitit më parë ka një shtim të rasteve. Normalisht pritej ky shtim, por pritej nga fundi i tetorit dhe fillimi i nëntorit kur ne mendomë se kemi një riaktivizim të virozave. Fakti na përball që kemi më përpara si situatë. Shkaku mendohet hapja e instituconeve që dihet se jeta në komunitet e shton numrin e rasteve. Në një ditë të zakonshme unë e mbyll me 35-40 vizita në ditë. Një vit më parë ishin ende në kuadër të pandemisë, ku kishte edhe kufizime, ajo situatë e kufizoi përhapjen e virozave”.

Mjekia këshillon prindërit që nëse fëmija shfaq simptoma të virozëve, tymos i dërgojnë në shkollë apo kopsht.

 “Kur një fëmijë manifeston një shenjë nuk duhet çuar në shkollë dhe kopsht sepse bëhet burim përhapje. Fillimisht të izolohet fëmija në ambientin ku jeton. Të mbahet në ambiente sa më të ajrosura, me veshje sa më të ngrohtë. Një ushqyerja sa më bio, e pasur me fruta dhe zarzavate të stinës. Sa më larg ilaçeve. Fillimisht shikojmë si varion temperatura. Duke bërë ndonjë ajrim, heqje të rrobave, kompresë. Ku nuk realizohet ulja e temperaturës ndërhyn me ulësit e temperaturës.”

Shenjat që shfaqin kryesisht të vegjlit që preken nga virozat në këtë periudhë  janë kolla e lehtë dhe temperatura e lartë. /abcnews.al/

Lexo me shume