FMN: Borxhi global është mbi nivelet përpara pandemisë, pavarësisht rënies së madhe në vitin 2021_663a01eb76c2b.jpeg

FMN: Borxhi global është mbi nivelet përpara pandemisë, pavarësisht rënies së madhe në vitin 2021

Borxhi global publik dhe privat pati rënien e tij më të madhe të 70 viteve të fundit gjatë vitit 2021, pasi arriti nivele rekord për shkak të ndikimeve të COVID-19, por vazhdon të mbetet mbi nivelet para pandemisë, deklaroi të hënën Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Në publikimin e Monitorimit të Borxhit Global, FMN tha se borxhi total publik dhe privat u ul me 10 pikë përqindjeje, duke shkuar në 247% të prodhimit të brendshëm bruto global në vitin 2021, krahasuar me pikun e tij prej 257% në vitin 2020. Kjo shifër është sa 195% e PPB-së së vitit 2007, përpara krizës financiare globale.
Në vlerë absolute, borxhi global vazhdoi të rritet, edhe pse me një ritëm shumë më të ngadaltë, duke arritur një rekord prej 235 trilion dollarësh vitin e kaluar.
Nivelet e borxhit pritet të vazhdojnë të bien në shumicën e vendeve në vitin 2022, duke pasur parasysh rritjen nominale të PBB-së, por viti 2023 mund të sjellin një profil më të sheshtë për shkak të rënieve ekonomike të parashikuara në shumë ekonomi dhe kostove në rritje për shërbimin e borxhit, tha Vitor Gaspar, drejtori i çështjeve fiskale në FMN.
Huadhënësi global tha se borxhi privat, i cili përfshin detyrimet jofinanciare të korporatave dhe të familjeve, ishte faktori që nxiti rënien e përgjithshme të nivelit të borxhit, duke u ulur me 6 pikë përqindje për të arritur në 153% të PBB-së, bazuar te të dhënat për 190 vende.
Rënia prej 4 pikë përqindjeje për borxhin publik, duke shkuar në 96 për qind të PBB-së, ishte rënia më e madhe në dekada, tha ai.
Lëvizjet jashtëzakonisht të mëdha në nivelet e borxhit  u shkaktuan nga rimëkëmbja ekonomike pas COVID-19 dhe rritja e shpejtë e inflacionit, tha FMN./ Reuters

Burimi