Forcat ruse bombardojnë Mykolaiv, raportohet për 7 të zhdukur

Të paktën shtatë persona janë zhdukur ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nëpër rrënojat e një ndërtese banimi në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, pas bombardimeve ruse gjatë natës.

Një djalë 11-vjeçar ka shpëtuar dhe është shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve.

Administrata tha se qyteti ishte goditur nga tetë raketa S-300 gjatë natës.

Sulmet shënojnë ditën e katërt radhazi të sulmeve ruse që synojnë infrastrukturën civile në të gjithë Ukrainën.

/abcnews.al

Lexo me shume