Forumi rinor i OBSH-së mblidhet në Tiranë/ Drejtori i OBSH për Europën flet për pandeminë

Për herë të parë  po zhvillohet në Tiranë Forumi Rinor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku marrin pjesë mbi 150 të rinj nga 42 vende të ndryshme të botës. 

Fokusi është shëndeti i të rinjve dhe mirëqenia e tyre. Hans Kluge, drejtori i përgjithshëm i  OBSH për Europën, i cili siguroi mbështetje për tu krijuar hapësira të rinjve gjithëpërfshirës të marrin vendime për të sotmen.
Ai tha se rinia e sotme po përballet me sfida të mëdha të cilat ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të  tyre.

“Pandemia e Covid pati impakt negativ në shëndetin e të rinjve, lufta në Ukrainë ka shtuar stresin dhe ka kufizuar lirinë e tyre. Sulmet kibernetike nga ana tjetër kanë krijuar një shqetësim të madh. Ndaj të rinjtë duhet të jenë vendimmarrësit e të tashmes dhe  jo e të ardhmes së tyre. Politikëbërësit duhet të marrin në konsideratë propozime të të rinjve”, u shpreh Dr Hans Kluge.
I pyetur në lidhje me ecurinë e pandemisë se Covid-19, Hans Kluge tha se ne po shkojmë drejt dimrit të tretë të pandemisë, por shumë më të përgatitur dhe për këtë jam optimist.
Në një skenar të të përllogaritur në mund të kemi një pik në infektime por jo në hospitalzime apo në vdekje sepse i kemi instruamentat, është vaksinimi.
Por mos të harrojmë që mund të ketë variante të reja  që i shpëtojnë  imunitetit të vaksinës  ndaj çdo vend të forcojë survejancën.
Tirana është shpallur kryeqyteti europian i Rinisë, dhe forumi rinor i Organizatës Botërore të shëndetësisë mbyllet të enjten  në Shqipëri për tu zhvilluar pas dy vitesh në një tjetër kryeqytet në Europë.

Top ChannelLexo me shume