FOTO/ E çuditshme! Barça do mbajë simbolin e Drake në fanellat që do veshin në “El Clasico”

Barcelona ka bërë me dije një lajm të madh në kuadër të “El Clasico”, me Real Madridin të planifikuar për të dielën.

Klubi katalanas do të veshë një fanellë speciale, e cila do të ketë imazhin e një bufi në vend të sponsorit kryesor, Spotify.

“Një nga themelet e marrëveshjes mes Barcelonës dhe Spotify është kombinimi i futbollit dhe muzikës. Pra, për t’i bashkuar këto dy sektorë të ndryshme, që kanë aftësinë për të bashkuar njerëzit dhe për të ngjallur emocione. Ekipi i parë i futbollit për meshkuj do të dalë në fushë në ‘El Clasico’ të dielën me një fanellë që për herë të parë nuk do të ketë logon e saj, partneri kryesor në pjesën e përparme, por stemën e një artisti ndërkombëtar, atë të këngëtarit Drake, fitues i 4 çmimeve Grammy”,-bën me dije klubi “blaugrana”.

Lexo me shume