FOTO/ Ende s’u ka ardhur radha, civilë rusë në moshë të mesme nisin stërvitjet për të luftuar në Ukrainë

Në media janë publikuar pamje që thuhet se tregojnë civilë rusë në moshë të mesme të cilët nuk janë thirrur ende nga Putini që të luftojnë në vijën e parë të frontit në Ukrainë. Grupi në fjalë raportohet se po merrnin pjesë në një trajnim për luftim dhe përdorim armësh në rajonin Rostov të Rusisë.

Ky rajon, ndan një kufi prej 250 miljesh me Ukrainën, ndërsa stërvitja po bëhet për t’u siguruar që ata janë të përgatitur për luftë nëse do të lindë nevoja.

Por shumica e pjesëmarrësve dukeshin të sikletosur ndërsa mësonin sesi të përdornin kallashnikovët apo armë të tjera. Pjesëmarrësit thanë se do të ishin të përgatitur për të mbrojtur vendin e tyre nëse do të ishte e nevojshme dhe një instruktor i tha Reuters se shumë thanë se ndiheshin “më të mbrojtur” pas stërvitjes.

Një banore e Rostovit që ndoqi seancën stërvitore, Anna, tha: “Nuk kam burrë. Unë jetoj me mamin dhe djalin, kështu që nëse ndodh diçka, dua të jem gati të mbroj familjen time.” /abcnews.al/

Lexo me shume